Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi që pati me Komisionerin e BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos ka thënë se, çështja e refugjatëve duhet të ketë zgjidhje burimore, por Shqipëria nuk do të përjashtohet nga angazhimi në këtë çështje.
Presidenti Nishani theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.

Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë, Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.

Presidenti Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi, asistence dhe bashkëveprimi të njehsuar nën ombrellën evropiane për trajtimin e flukseve migratore që lëvizin nëpërmjet Korridorit Ballkanik. Nishani përcolli vlerësimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Komisioni Evropian po i ofron Shqipërisë në të gjitha drejtimet dhe e siguroi se shqiptarët kanë zgjedhur Bashkimin Evropian si të vetmen alternativë për të ardhmen e tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com