Nishani nderon me dekoratën “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu” tetë aktorë

Nishani nderon me dekoratën “Gjergj<br />Kastrioti Skënderbeu” tetë aktorë
Artistë të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë vlerësuar në një ceremoni  të mbajtur sot nga presidenti Nishani me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
 
Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Ndrek Luca, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti janë vlerësuar në shenjë të kontributit në fillesat e Teatrit Kombëtar duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur.
 
Në fjalën e tij, kreu i shtetit Bujar Nishani duke iu drejtuar të pranishmëve ka bërë një paralelizëm me aktorët holliwudian, duke u shprehur se këta aktorë do të ishin sot në vendin e tyre nëse do të kishim një tjetër infrastrukturë tjetër në artin shqiptarë.

“Në infrastrukturën e Holliudit, apo në fokusin e kameramanë të regjisorëve të mëdhenj botërorë, padyshim që sot do të ishin ikona botërore të kinematografisë. Por ne jemi shumë të kënaqur që i patëm këtu në Shqipëri edhe që e ndihmuan një vend, një popull, një komb të tërë jo për ta zbukuruar, jo për ta sheqerosur procesin e kohës, por për ta kuruar edhe për ta mbajtur shpresën dhe dimensionin e civilizimit aty në inkubatorin e shpirtit të tyre”, u shpreh Nishani.

Dekorimin e 8 aktorëve shqiptarë, Nishani e ka vlerësuar si një mënyrë falënderimi si dhe në shenjë mirënjohjeje për interpretimet e tyre të papërsëritshme.

Edhe pse pak vonë për të vlerësuar këto figura të artit të kinematografisë shqiptare, Nishani u shpreh se kjo plejadë e shkëlqyer artistësh meriton pa kurrfarë mëdyshjeje vendin e saj.
 
“Ndoshta është pak vonë për të vlerësuar këto figura kaq të veçanta e të papërsëritshme të artit e të kulturës me atë çka u takon në të vërtetë,  por më mirë vonë se kurrë. kjo plejadë e shkëlqyer artistësh meriton pa kurrfarë mëdyshjeje vendin e saj më të mirë në panteonin e praruar të artit e të kulturës mbarë shqiptare”, tha Nishani. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore