Nishani në Bruksel, Rompuy e
Barroso optimist për statusin

Nishani në Bruksel, Rompuy e <br />Barroso optimist për statusin
BRUKSEL - Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi sot takime me presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian. Nishani ka njohur personalitetet me progresin e Shqipërisë ndërsa nga ana e tyre vlerësimi mbi këtë progres ishte pozitiv dhe me nota optimizmi sa i përket marrjes së statusit kandidat. Megjithatë si nga ana e presidentit të Këshillit, Rompuy po ashtu edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Barroso u theksua fakti se Shqipëria duhet të vijojë me përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe në plotësimin e 12 prioriteteve.

BARROSO: I MUNDSHEM STATUSI I VENDIT KANDIDAT
Ora 18:30
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Nishani dhe presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, ky i fundit tha se përpjekjet mes qeverisë dhe opozitës kanë dhënë rezultate, ndërsa i bëri thirrje aktorëve politikë që të vijojnë me konsensusin politik.

Sipas presidentit të KE, miratimi i Kodit elektoral dhe arritjet e bëra të Shqipërisë në lidhje me prioritetet për në BE, janë hapat e duhur që duhen ndjekur.
“Në këtë fazë Shqipëria mund të kërkojë shpërblim, por duhen vijuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit, reformës në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Barroso. “Progresi i Shqipërisë në të vërtetë po ndodh, është i mundshëm statusi i vendit kandidat për këtë vit”, vijoi presidenti i KE në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët me presidentin Bujar Nishani.

Nga ana tjetër, Nishani sqaroi në lidhje me bisedën me Barroson ku në fokus ishte statusi. “Komisioni evropian do të publikojë raportin e progresit dhe e kam informuar deri tani në lidhje me progresin, si dialogu politik në parlament apo reforma të tjera, miratimi i kodit elektoral”, tha Nishani. Gjithashtu ai bëri të ditur se e njoftoi Barroson në lidhje me përpjekjet për heqjen e imunitetit dhe reformën në sistemin gjyqësor nga ana e politikës shqiptare.

Vizita zyrtare e kryetarit të shtetit shqiptar zhvillohet në prag të publikimit nga Komisioni Evropian të Raportit të Përparimit të Shqipërisë për vitin 2012.

ROMPUY: "BALLKANI PERENDIMOR E KA TE ARDHMEN NE BE"
Ora 15: 00
- “Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për plotësimin e kushteve, për të bërë të mundur përfitimin e statusit të vendit kandidat për në BE”. Kështu deklaroi sot Presidenti i Këshillit të Evropës Van Rompuy në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin shqiptar, Bujar Nishani i cili ndodhet në Bruksel për një vizitë 3 ditore. Van Rompuy deklaroi gjithashtu se Ballkani Perëndimor e ka të ardhmen e tij në Bashkimin Evropian. Ai u ndal në mënyrë specifike te lufta kundër korrupsionit, duke e nënvizuar atë si një hap të rëndësishëm për statusin e vendit kandidat.

Ndërkaq, presidenti Nishani u shpreh se jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara për të realizuar dhe theksoi se do të bëhen përpjekjet maksimale për plotësimin e kritereve për marrjen e statusit. Nishani bëri të ditur se informoi Rompuyn për arritjet e deritanishme në kuadër të atij momenti të rëndësishëm siç është progresi i raportit që pritet të bëhet publik këtë vjeshtë nga Komisioni Evropian, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë për plotësimin e kushteve për realizimin e kësaj aspirate.

AXHENDA
Ditën e martë, Presidenti Nishani do të takohet gjithashtu edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ndërsa në orën 16.30 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, me të cilin sërish do të japë edhe një konferencë për shtyp. Po të martën, Presidenti Nishani do të pritet nga kryebashkiaku i Sharbeekut, Bernard Clerfayt dhe më pas do të zhvillojë në Universitetin e Lirë të Brukselit, në orën 18.00 një takim me përfaqësues të bashkësisë shqiptare.

Dita e tretë e vizitës së Kryetarit të Shtetit shqiptar pritet të përmbyllet me një takim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian/ Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë