Akuzat e ndërsjellta mes Presidentit Bujar Nishani dhe qeverisë se kjo e fundit kërkon t'i marrë kompetencat tani janë futur në një stad tjetër. Tani presidenti Bujar Nishani është zyrtarisht në “luftë” me qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një konferencë për mediat, Florian Nuri, Drejtori i Kabinetit në Presidencë me tone të ashpëra tha se kryeministri do të marrë institucionin e Presidencës. Nuri i ka quajtur fyerje vulgare dhe sulme politike ndaj presidentit deklaratat e sotme në Kuvend.
Ai tha se presidentit Bujar Nishani është bërë pre e një fushate fyerjesh e kërcënimesh prej dy vitesh nga kryeministri. Kjo sipas Florian Nurit, bëhet pasi shefi i qeverisë Edi Rama synon të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës.
Ishte deputeti socialist Taulant Balla që gjatë seancës së sotme në Kuvend ka ngritur shqetësimin e Kishës Katolike Shën Piu X në Elbasan që rrezikon të prishet, pasi Gjykata e Lartë, ka vendosur që truallin në të cilin ajo është ndërtuar t’ia kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit Bujar Nishani. Pasi lexoi letrën e këtij komuniteti fetar, Balla iu drejtuta opozitës pse mbron këtë skandal sipas tij. Balla tha se presidenti Bujar Nishani do të prish kishën që bashkëshortja të marrë tokën.
Dekretimi i Visar Zhitit si ambasador, Balla-Berishës: Merre në telefon,“Bujar” e tak çohet në këmbë ai thotë “Si urdhëron”
"Ore si ka mundësi që ju ka humbur një pikë solidaritet që kishit, pse nuk flet sot ti, Kryeministri i shkuar për ministrin tënd Visar Zhiti? Po si s’ju vjen turp?! Thoni një fjalë burrash. Se ti e ke edhe në telefon, -“Bujar”, tak, çohet në këmbë ai thotë “Si urdhëron” dhe ti i thua “dekretoje Visart Zhitin”. E ke pasur ministër, kandidat për deputet. T’i thuash Visar Zhitit, se ka qenë bashkëpunëtor apo inkuizitor, është një turp i madh.
Deklarata e plotë e Florian Nurit
Institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar.Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë. Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal.Kjo, për një qëllim fare të thjeshtë. Kryeministri, nuk po mundet të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës. Shpifjet e ulëta dhe denigruese të urdhëruara nga Kryeministri i vendit sot në aulën e Parlamentit si një hakmarrje ndaj qëndrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit të shqiptarëve nuk do munden dot të nëpërkëmbin dhe asgjësojnë Institucionin e Kreut të Shtetit. Dhuna nuk do triumfojë kurrë mbi dinjitetin e shtetit. Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha. Presidenti i Republikës do vijojë të kërkojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Institucionit, pavarësisht sjelljeve të tilla që nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën, shtetin, kulturën, qytetarinë apo rrugën europiane ku shqiptarët duan të ecin.
/Shqiptarja.com

VIDEO
'Rama do të marrë Presidencën'">