Nishani përshëndet krijimin
e Qeverisë së re në Kosovë

Nishani përshëndet krijimin<br />e Qeverisë së re në Kosovë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përshëndeti krijimin e Qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës dhe e konsideron atë një shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, Nishani përshëndet gjithashtu rolin e luajtur nga Presidentja Atifete Jahjaga duke i uruar suksese dhe punë të mbarë Qeverisë së re të Kosovës, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të Kosovës, si dhe shpreh besimin se vijimi i negociatave me Serbinë do të kalojë në një fazë më intensive në interesin dhe pritshmërinë e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra