Nishani: Partitë në një mendje
Zgjedhjet më 23 qershor 2013

Nishani: Partitë në një mendje <br />Zgjedhjet më 23 qershor 2013
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot konsultime me përfaqësues të partive parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, propozimet nga ana e të gjithë përfaqësuesve ishin në përputhje me njëra-tjetrën.

“Në takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka, me Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, zotin Shpëtim Idrizi si dhe me një përfaqësi të PBDNJ-së, Kreu i Shtetit diskutoi për datën më të përshtatshme të zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.”, - lexohet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Dy partitë e mëdha, por dhe LSI, PR, e PBDNJ propozojnë datën 23 qershorin. Gjatë gjithë paradites së sotme Kreu i shtetit zhvilloi takime të veçanta konsultuese me përfaqësues të partive parlamentare. Takimet nisën fillimisht me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, më pas me kreun e grupit parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi, Lefter Kokën e LSI-së, Fatmir Mediun e  PR, Thanas Poçin e PBDNJ-së. Takimi i fundit  PDIU-në. Presidenca komentoi se në axhendën e presidentit parashikohen takime vetëm me partitë parlamentare, prandaj nga ky takim ishin përjashtuar përfaqësuesit nga FRD dhe AK. Nga ana e FRD-së, shmangia e saj nga negociatat e Presidentit u cilësua si sinjal negativ.

Pas konlustimeve i mbetet Presidentit si e drejtë Kushtetuese që të vendosë deri brenda dhjetorit (afati i fundit) datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

PERFUNDON TAKIMI I NISHANIT ME SEQUIN
Ora 16:32 Ka përfunduar takimi i presidentin Bujar Nishani me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. Ky takim u zhvillua në rrjedhën e takimeve me përfaqësuesit e partive politike për tu konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2013. Takimi mes ambasadorit dhe presidentit zgjati përreth 30 minuta, ndërkohë që pritet nga presidenca të zbardhë çka u tha në kë takim.

NISHANI: PROPOZIMET E PARTIVE NE PERPUTHJE ME NJERA-TJETREN
Ora 16:00
Presidenca zbardh takimin e realizuar me përfaqësues të partive politike për konsultime në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare 2013. “Në takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotin Astrit Patozi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Gramoz Ruçi, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Lefter Koka, me Kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediu, me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet, zotin Shpëtim Idrizi si dhe me një përfaqësi të PBDNJ-së, Kreu i Shtetit diskutoi për datën më të përshtatshme të zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.”, - lexohet në njoftimin për shtyp të Presidencës.
Pothuajse të gjitha propozimet e përfaqësuesve të partive parlamentare ishin në përputhje me njëra-tjetrën, çka u vlerësua shumë nga Presidenti i Republikës dhe u konsiderua prej tij si një ndihmesë e rëndësishme në marrjen e vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

NISHANI DO TAKOHET ME SEQUIN

Ora 14: 50 Presidenti Nishani pritet të takohet në orën 16:00 me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi. Takimi pritet të zhvillohet në presidencë.

PBDNJ: DAKORD ME 23 QERSHORIN

Ora 14: 24 Nënkryetari i PBDNJ-së Thanas Poçi deklaron se data e propozuar nga ata është 23 qershori. “Për partinë tonë data më e përshtatshme është 23 qershor. Është kompetencë e tij të vendosë” - tha Poçi menjëherë pas takimit me presidentin Nishani.

EDHE LSI  E PR DAKORD ME 23 QERSHORIN

Ora 12: 50
Edhe kreu i grupit të LSI-së Lefter Koka dhe Fatmir Mediu i PR-së ishte dakord me datën 23 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve.

RUCI E PATOZI: DAKORD ME DATEN 23 QERSHOR

Ora 12: 17
Data 23 qershor është propozuar edhe nga Partia Demkratike. Sipas Patozit, një datë e tillë është dukur e përshtatshme edhe nga OSBE pasi më 30 qershor vëzhguesit e OSBE- ODIHR e kanë të pamundur ardhjen në Shqipëri. Nga ana e tij kreu i grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i kërkoi presidentit dekretimin sa më parë të datës dhe fillimin e punës për zhvillimin e zgjedhjeve pasi kanë një rëndësi tepër të madhe.

RUCI: ZGJEDHJET TE ZHVILLOHEN ME 23 QERSHOR

Ora 11: 45
Partia Socialiste propozon datën 23 qershor si datë për zgjedhjet e ardhshme. Ky është propozimi i kreut të grupit PS-së Gramoz Ruçi që i është bërë sot paradite presidentit Nishani. 23 Qershori është propozuar edhe nga PD.

NISHANI TAKON RUCIN E PS-se
Ora 11: 30
Në orën 11: 25 minuta përfundoi takimi mes kreut të grupit PS  dhe presidentit Nishani. Asnjë prononcim për median
ruci nishani
(takimi Bujar Nishani, Gramoz Ruci)

PATOZI NE PRESIDENCE
PER 30 MINUTA, ASNJE PRONONCIM PAS TAKIMIT
Ora 10: 30
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi mbërriti në presidencë në orë 10:00. Takimi me presidentin Nishani zgjati 30 minuta dhe në momentin e largimit nga presidenca Patozi nuk dha asnjë prononcim për median. 

AXHENDA E TAKIMEVE

Axhenda: Ne oren 10: 00 takimi me kreun e grupit PD, Astrit Patozi. Në orën 11:00 takimi me kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Në mesditë axhenda e takimeve do të vijojë me kryetarin e grupit të LSI-së, Lefter Koka, dhe në orën 13:00 me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Në orën 14 00 do të takohet me kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe do t’i mbylle takimet me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, takim që nis në orën 15.00. 

nishani lefter koka
(takimi Bujar Nishani, Lefter Koka)

CFARE THOTE KODI ZGJEDHOR
Sipas nenit 8 të Kodi zgjedhor, Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Ndërsa në pikën 1, neni 9 të kodit thuhet se "data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit"
Legjislatura aktuale e Kuvendit ka nisur më 6 shtator dhe 6 shtatori 2013 shënon mbarimin e mandatit të parlamentit. Sipas Kodit zgjedhor, Presidenti i Republikës duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.

(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve