TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Delegacionin e Agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.
Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kuvajtit, dhe kërkoi që të forcohet bashkëpunimi në fushën e teknologjisë së informacionit, pasi informacioni është ai që afron dy vendet.
Më shumë vëmendje, Presidenti Nishani i vuri bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, duke siguruar që biznesi kuvajtian nëse investon në Shqipëri investon në një vend të sigurtë.
Presidenti i Republikës u shpreh se mirëpret vizitat e delegacioneve nga Kuvajti të kryesuar nga kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al – Sabah, pasi Shqipëria është një vend që ka se ç’të ofrojë nga turizmi pasi theksoi ai, Shqipëria dhe Kuvajti kanë një kulturë dhe një natyrë të ngjashme.
Presidenti Nishani siguroi se Shqipëria është një vend i sigurt, natyrisht ka nevojë për përmirësim në infrastrukturë, por ofron një sërë gjërash interesante
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com