Nishani pret Llallën: Reformo
prokurorinë, i pavarur nga politika

TIRANE-  Vetëm një ditë pasi mori detyrën e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla u takua sot  me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në ambientet e Presidencës. Fuoristrada e zezë që transportonte kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme kaloi hyrjen anësore të Presidencës në orën 10:55 ndërkohë që takimi kokë më kokë ka zgjatur rreth 20 minuta.

Pasi ka uruar për detyrën e re në krye të organit të akuzës, Presidenti Nishani e siguroi për mbështetjen maksimale në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar dhe kërkoi që ky instituciont të jetë i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi nga politika.

”Institucioni i Prokurorisë duhet të jetë i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi nga politika, apo aktorë të saj, në mënyrë që vendimmarrja të jetë e drejtë dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjës.”- theksoi Nishani në takim, citon zyra e shtypit e presidencës.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e kryerjes së reformave në Prokurori si pjesë e reformës në drejtësi me synim rritjen e besimit të qytetarëve dhe vetë prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Nga ana e tij Kryeprokurori Llalla shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe dakordësinë e tij me Presidentin Nishani.

“Prokurori i Përgjithshëm e siguroi Kreun e Shtetit se në këtë detyrë do të jetë garant i vlerave më të larta morale dhe integritetit në radhët e prokurorëve dhe të gjithë punonjësve që ushtrojnë funksione të tjera në organin e akuzës, si dhe do të ushtrojë funksionin e lartë me përkushtimin maksimal për ta vënë institucionin e Prokurorisë në shërbim të së mirës më të madhe publike.”

Të premten e kaluar, Parlamenti miratoi në seancë plenare dekretin presidencial të datës 3 dhjetor përmes të cilit Nishani emëroi Llallën si Kryeprokuror. Në votim PS abstenoi ndërsa përvec mazhorancës, Llalla mori edhe aprovimin e deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule. Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, shënoi prezencën e saj por nuk mori pjesë në votim.

Gjatë ditës së djeshme Adriatik Llalla mori detyrën nga paraardhësja e tij, Ina Rama, rast gjatë të cilit u shpreh se nuk do të lejojë ndërhyrjen e politikës pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.

bujar nishani adriatik llalla
(në foto Presidenti Bujar Nishani me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla)

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit

Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit