Nishani refuzon mazhorancën: S'ka
ligj të ri për emërimet në Gj. e Lartë

Nishani refuzon mazhorancën: S'ka<br />ligj të ri për emërimet në Gj. e Lartë
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të refuzojë kërkesën e dy kryetarëve të grupeve parlamentare të PS-LSI për të rihapur garën për emërimet në Gjykatën e Lartë. Dje, një ditë pas skadimit të afatit të vendosur nga kreu i shtetit për pritjen e kërkesave dhe sygjerimeve për procedurën që duhet ndjekur për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, ishte vetë Presidenti Nishani që nëpërmjet një inteviste të dhënë në “Zërin e Amerikës” deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidaturat e paraqitura dhe se përzgjedhjen do ta bëj sipas ligjit në fuqi.

‘Nuk ka asnjë ligj të ri që ka hyrë në fuqi. Kemi një ligj i cili është ende në fuqi, dhe si President i Republikës jam i detyruar së pari të zbatoj kohën e parashikuar në ligj dhe në Kushtetutë për procesin, ato kritere që ka ligji”, deklaroi Nishani. Me këtë argumentim kreu i shtetit tregoi edhe një herë se vonesa për dekretimin e ligjit të miratuar nga mazhoranca për Gjykatën e Lartë nuk ka qenë rastësore, pasi nësë ai ligj do të hynte në fuqi procedura përzgjedhëse për Gjykatën e Lartë do të ndryshonte madje dhe kompetencat për përzgjidhjen e anëtarëve të rinj s’do të ishin më atruibut i Presidentit të Republikës.

Gjatë intervistës së djeshme Nishani shprehur keqardhje edhe për mungesën e vullnetit të shumicës për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar se ka një vendim që përcakton qartë se cfarë do të thotë konsultë midis presidentit dhe parlamentit për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë.

“Unë do të vazhdoj të respektojë të drejtën kushtetuese, përderisa ligjvënësi do të vendosë të ndryshojë Kushtetutën”, deklaroi Nishani. Kreu i shtetit ka komentuar edhe marrëdhëniet e vështira me mazhorancën për shumë ligje të cilat janë bërë objekt konflikti mes institucioneve. Presidenti u shpreh i shqetësuar nga një ndikim në rritje që politika po ushtron mbi procesin gjyqësor duke komentuar edhe reformën në drejtësi që ka ndërmarrë si insiciativë mazhoranca për të realizuar.

Konflikti
Janë 3 vende vakante në Gjykatën e Lartë të cilat prej kohësh janë bërë objekt përplasjeje mes institucionit të presidencës dhe mazhorancës. Dy ditë më parë, në limitet kohore të afatit të vendosur nga kreu i shtetit për të mirëpritur sygjerime për procedurën që duhej ndjekur për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të kësaj gjykate, krerët e grupeve parlamantere të PS e LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili i bënë thirrje nëpërmjet një letre të hapur presidentit Nishani të rihapte garën për kandidatët.

Ligji i ri për Gjykatën e Lartë i miratuar nga mazhoranca përcakton që emërimet në Gjykatën e Lartë bëhen nga një Këshill Emërimesh, në përbërje të të cilit janë krerët e institucioneve të drejtësisë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça!  Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi