Nishani s'do t'i dekretojë 2 ligjet
për FA: Më shkelen kompetencat

Nishani s'do t'i dekretojë 2 ligjet<br />për FA: Më shkelen kompetencat
TIRANE - Dy ligjet e miratuara nga mazhoranca në seancën plenare të kësaj të enjteje për Forcat e Armatosura, nuk do të dekretohen nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do t’i kthejë sërish për votim në Parlament këto dy ligje, pasi sipas tij shkelen kompetencat e Presidentit të Republikës si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në seancën parlamentare të së enjetes më 26 Qershor, votave pro të mazhorancës për dy ligjet e FA iu shtuan edhe pesë votat e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, të cilët morën pjesë në këtë seancë edhe pse opozita kishte marrë vendimin politik për të bojkotuar në shenjë “proteste” ndaj pezullimit me 10 ditë që iu bë ish-kryeministrit Berisha.

Dy ligjet “Për autoritetet dhe pushtetet e drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura”, si dhe ligji për “agjensinë e inteligjencës së mbrojtjes”, kaluan në këtë seancë me 75 vota pro.

Pas miratimit në parlament, ligjet i kalojnë për dekretim presidentit, por burimet bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se  kreu i Shtetit Bujar Nishani do t’i rikthejë në Kuvend.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme