TIRANE - Në një intervistë për Top-Story, Presidenti i vendit Bujar Nishani komentoi mbrëmë situatën e fundit politike në vend duke u fokusuar së tepërmi në festimet për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndarjen e festimeve mes palëve poltike,incidentet protakollare si dhe refuzimin e fetsave të disa diplomatëve të huajë. Ai tha se shumë shpejt do të publikohet emri për kandidatin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Scroll down for english version
Ndjesitë dhe përshtypjet e tij mbi momentin historik të përmbushjes së një shekulli nga themelimi i shtetit shqiptar ...
Për herë të parë, me sa mbaj mend unë, ishte një festë që u festua dhe u ndie në të gjithë trevat shqiptare. Ishte një ditë që tashmë ka hyrë në historinë e Shqipërisë, jo vetëm në konceptin formal të 100-vjetorit të pavarësisë, por edhe të asaj që shqiptarët shprehën atë që ndienin në manifestimet gjigante të mbajtura kudo në trevat shqiptare.
Komunikimi Rama-Berisha, ju ishit prezent kur i dhanë duart njëri-tjetrit?
Isha prezent në të dy rastet, por nuk mund të them se isha unë shkaku. Isha i pranishëm në momentin kur dy personalitetet e politikës shqiptare ishin prezentë pasi u takonte të ishin prezentë në atë moment. Në Vlorë, në ngritjen e flamurit, nuk mund të mendohej që dikush prej tyre të mungonte dhe natyrisht, në pritjen që bën Presidenti në këtë festë, përsëri duhet të ishin së bashku.
Problemet protokollare dhe versioni i përçudnuar i flamurit...
Ka pasur incidente protokollare të veçanta, siç përmendët ju problemet me flamurin e përçudnuar, por ju siguroj që nuk kanë pasur një sfond të qëllimshëm. Serioziteti i shtetit në këto festime ka qenë evidente, ndonëse në një "dasëm" të tillë të madhe për të gjithë shqiptarët, protokolli mund të ketë pasur probleme në detajet e tij.
Kritikat e PS lidhur me hapjen e pritjes shtetërore...
Nuk është korrekt citimi i Ramës një personaliteti që përfaqëson një institucion që është pjesë Presidenti i BE-së dhe Presidenti i Komisionit Europian, një personalitet që ka shfaqur në mënyrë të vijueshme një miqësi të qartë për Shipërinë. Këta personalitete kanë bërë një lobim për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë. Këtë e kanë bërë edhe me kosto politike në politikën e tyre të brendshme. Ata janë miq dhe figura që na takon t'i nderojmë. Ne nuk kemi luks të zgjedhim miqtë tanë, pavarësisht bindjeve politike të tyre në Europë. Si president i Partive Popullore, pa dyshim, Martens erdhi për të marrë pjesë në festime dhe mesazhet e tij ishin për demokracinë, prosperitetin dhe arritjen që duhet të kenë shqiptarët në procesin e integrimit. Fjalimi i tij nuk përbën një shkelje të protokollit.
Deklaratat e kryeministrave Berisha-Thaçi për "bashkim kombëtar"?
Në çdo kontekst ka referim historik, qoftë të ngjarjeve dhe ecurisë e rrugës që ka ndjekur kombi shqiptar, por nëse shohim me kujdes deklaratat e Berishës dhe Thaçit, por edhe të vetë presidentit të Shqipërisë e Kosovës, kanë folur gjithmonë për çështje kombëtare. Këtë duhet ta bëjnë edhe më shumë, por ky nuk është nacionalizëm, por një patriotizëm që hedh vështrimin tek e ardhmja jonë. Shqipëria, Kosova, por edhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi janë të fokusuar në rrugën e përabshkët të integrimit në BE, por është e qartë që ne shqiptarët, në dy shtetet që drejtojmë, duhet të marrm një rol udhëheqës në çështjen kombëtare.
Anullimi i vizitave shtetërore të Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë për shkak të deklaratave nacionaliste. Si i komentoni këto?
Në rastin Ivanov, ftuesi kam qenë unë. Argumentat e tij ishin për shkak të incidenteve me Gruevskin, që ishin të izoluara dhe të dënueshme, e që nuk ndikojnë e përkrahen nga askush në Shqipëri. Këto janë veprime jocivile, sidomos për traditën tonë të respektit të mikut. Nga ana tjetër, historia do të thuhet ashtu siç ka qenë dhe këtë nuk mund ta pengojnë vendet fqinje, ndonëse është e qartë që nuk kemi pasur dhe kurrë nuk do kemi pretendime territoriale e të asnjë lloji ndaj tyre. Ne, aktualisht jemi një faktor stabiliteti dhe mendoj se Maqedonia e Greqia mbeten miqtë tanë, e besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku në të ardhmen.
Përdorimi i 100-vjetorit për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s
Nuk besoj se ka lidhje. Rivitalizimin e të qënit shqiptar e lidh vetëm me këtë moment historik sensibilizmi, por edhe angazhimet e faktorëve të tjerë që në një farë mënyre u angazhuan dhe promovuan 100-vjetorin. Në fund të fundit, besoj se në ditët e sotme kemi mbërritur në një moment që nuk na vjen më zor të themi që jemi shqiptar, gjë që deri përpara disa viteve mund të ndodhte.
29-nëntori, palët e ndara
Është realitet që gjysma e qytetarëve, nga pikëpamja e qasjes politike, kanë një ndjeshmëri për datën 29 nëntor dhe unë si President i Shqipërisë duhet të përfaqësoj të gjithë palët. E rëndësishme është që të theksohet se ne e vlerësojmë luftën çlirimtare, kontributin që është dhënë në këtë luftë, vlerësojmë të gjithë ata dëshmorë që dhanë jetën në moshën më të re për kombin. Absolutisht që nuk kam patur asnjë vështirësi apo dilemë për pjesëmarrjen. Në fund të fundit, Presidenti i Republikës duhet të respektojë këdo, e mbi të gjitha ligjin.
Ilir Meta, deklarata për Enver Hoxhën?
Nuk e kam dëgjuar dhe nuk komentoja deklaratat e krerëve partiakë. Mendimi im personal është se diktatori Hoxha solli momente të tmerrshme në jetën e të gjithë shqiptarëve.
Prokurori i ri i Republikës....
Për hir të së vërtetës, përveç konsultave që më kanë shërbyer për të formuar në kokë një identikit për personin që duhet marrë këtë detyrë, kam pasur takime me ekspertë edhe për afatet e mbarimit të mandatit. A do të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese? Natyrisht që është e drejta e kujtdo që të shfrytëzojë mekanizmat gjyqësor që i jep ligji, por procedura është e përcaktuar qartë. Në mënyrë të përcaktuar, kur Parlamenti voton Prokurorin, ai është automatikisht në detyrë.
English version
--------------------------------------------
Nishani: Discharge for Ina Rama?
Let appeal to the constitutional
In an interview for Top-Story, the President Bujar Nishani yesterday commented the latest political situation in the country, focusing heavily on the celebrations for the 100th anniversary of the independence. He said that soon will come public the name of the candidate for chief prosecutor. When he was asked for the case of the chief prosecutor he sad: "For the sake of truth, in addition to consultations that have served to form in my head identikit person that should get this post, I have met and experts for the terms of the end of the term. Will move the issue to the Constitutional Court? Of course that is the right of everyone to use judicial mechanisms, but the procedure is clearly defined. In order to determine, when Parliament votes Prosecutor, it is automatically in duty.
(Pjesë të intervistës u publikuan sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com