Nishani takon Rasmussen: Kundër
çdo skenari që ndan Kosovën

Nishani takon Rasmussen: Kundër <br />çdo skenari që ndan Kosovën
BRUKSEL- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Hans Fogh Rasmussen.

Rasmussen përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë në drejtim të arritjes së standardeve më të larta të NATO-s dhe kontributin e saj në kuadër të ‘Smart Defense’ si edhe për rolin shumë të rëndësishëm që luan në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Misioni ynë në Afganistan është sfidues, por strategjia jonë është përcaktuar dhe ne po shënojmë përparim të qëndrueshëm. Me mbështetjen tonë, forcat afgane janë në rrugën e duhur për të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për sigurinë e tyre deri në fund të vitit 2014. Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për bashkimin e burimeve stërvitëse së bashku me Kroacinë dhe vendet e tjera të rajonit në kuadër të Kartës së Adriatikut”, u shpreh Rasmussen gjatë një konference të përbashkët me presidentin Nishani.

Bashkëbiseduesit u shprehën në favor të rinisjes së bisedimeve Prishtinë-Beograd, kundër çdo skenari që çon në ndarjen e Kosovës, mbështetën stabilitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë dhe vlerësuan se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përbën bazën solide për një Maqedoni demokratike me standardet më të përparuara evropiane, që synon anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Ne ramë dakord që NATO-ja do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj për të bërë të mundur një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë. Ne ishim të njëjtit mendim se ndarja e Kosovës nuk është një mundësi dhe nuk duhet lejuar të ndodhë. Vumë në dukje përparimin e shkëlqyer të shënuar prej Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe ramë dakord që shumë shpejt ajo do të arrijë Kapacitetin e saj Operacional përfundimtar duke theksuar se NATO-ja duhet të ketë në vëmendje zhvillimin e FSK-së në të ardhmen. Unë besoj plotësisht se një ditë Kosova do të bëhet anëtare e Aleancës dhe trupat e FSK-së do të jenë në gjendje të shërbejnë krah për krah me trupat e Aleancës në shërbim të paqes dhe sigurisë.”, u shpreh presidenti Nishani.

Presidenti Nishani dhe Sekretari Rasmussen diskutuan edhe për vendimet e Samitit të Çikagos dhe ranë dakord se vështirësitë ekonomike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga detyrimet në fushën e sigurisë dhe se zbatimi i vendimeve të Çikagos është në interes të Aleancës dhe veçanërisht të vendeve të vogla.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë