Nishani takon Veselin: Kosova
të miratojë kufirin me Malin e Zi

Nishani takon Veselin: Kosova<br />të miratojë kufirin me Malin e Zi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Veseli që ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
 
Presidenti Nishani deklaroi se shteti i Kosovës ka detyrimet dhe përgjegjësitë e tij në aspektet ndërkombëtare duke filluar me definimin e kufijve me fqinjët dhe përkrahjen e fqinjëve në proceset e integrimit euro-atlantik të tyre.
 
Demarkacioni me Malin e Zi është një debat ende i hapur në Kosove prej më shumë se një viti duke mbajtur peng edhe liberalizimin e vizave me BE, pasi është vendosur kusht.
 
Presidenti Nishani e siguroi Veselin për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe të avancimit të agjendës evropiane, krahas vendeve të tjera të rajonit.
 
"Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror" tha Nishani.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)