Nishani transferon mikun e
Berishës në Apelin e Tiranës

Nishani transferon mikun e<br />Berishës në Apelin e Tiranës
TIRANE-Kryegjyqtari i Tiranës Fatri Islamaj, është dekretuar nga presidenti Nishani, për të qenë pjesë e gjykatës së Apelit Tiranë.

Gjyqtari Islamaj i përfolur nga opozita si mik i familjes së ish-kryeministrit Berisha, është dekretuar së bashku me 13 gjyqtarë dhe prokurorë, që Nishani ka urdhëruar dekretimin e tyre për t’u transferuar.

Disa prej prokurorëve të transferuar janë drejtues prokurorish në rrethe,si Granit Shahu nga Shkodra vjen në Tiranë, Ardian Ylli nga Fieri vjen në Durrës. Dekret për të lëvizur nga Korça në Fier, është firmosur nga presidenti Nishani dhe për prokurorin Dorian Tafili.

Këtij të fundit, pak vite më parë i vendosën tritol në automjetin e tij, gjatë kohës kur drejtonte prokurorinë e Vlorës.

Dekretim ka marrë dhe prokurori Dritan Gina, i cili nga Durrësi është transferuar në Tiranë, ndërkohë që me një urdhër komandimi nga Llalla, Gina është komanduar drejtues në prokurorinë e Elbasanit. Kjo e fundit, drejtohej nga prokurori Besnik Ceni, i cili është transferuar në Tiranë.

Dekretet e Nishanit
1              Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Elona Toro, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

2              Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Fatri Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

3              Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

4              Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Vojsava Osmanaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

5              Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gëzim Çopa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë

6              Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Dorian Tafili në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier

7              Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Arben Allajbeu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

8              Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Granit Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

9              Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Ardian Ylli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

10           Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Madrid Kullolli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

11           Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Dritan Gina në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

12           Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurores Deniona Katro në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

13           Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Artur Gaxha, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

14           Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Elbana Lluri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social