Nishani uron Jahjagën për pranimin
në organizatën e frankofonisë

Nishani uron Jahjagën për pranimin<br />në organizatën e frankofonisë
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi Presidenten Atifete Jahjaga për pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, me statusin e vëzhguesit.

Përmes një letre të dërguar, Nishani e cilëson pranimin në këtë organizatë si një hap i mëtejshëm i për njohjen e Kosovës në arenën dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas Nishanit kjo është një mbështetje e aspiratave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, për të zënë vendin e merituar mes vendeve të tjera të lira.

“Pranimi i Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, me statusin e vendit vëzhgues, më dha një gëzim shumë të madh dhe gjithashtu, kënaqësinë  e veçantë për t’ju përcjellë juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira për këtë ngjarje. Pranimi në këtë organizatë është një hap tjetër shumë i rëndësishëm për njohjen e mëtejshme të Republikës së Kosovës në arenën dhe organizatat ndërkombëtare. Është një mbështetje e aspiratave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, për të zënë vendin e merituar mes vendeve të tjera të lira. Me besimin e plotë se shumë shpejt Republika e Kosovës do të jetë anëtare edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit