SARANDË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Sarandës, gjatë së cilës nderoi disa nga personalitetet e këtij qyteti, duke i akorduar tituj nderi. Presidenti, i cili u prit nga kryebashkiaku Stefan Çipa dhe banorë të shumtë të këtij qyteti, i vlerësoi sarandiotët si një bashkësi me njerëz punëtorë, të urtë e të zgjuar, për mënyrën se si e kanë ndërtuar jetën.
Ai shprehu besimin se qeveria shqiptare ka vullnetin që në vijimësi të mbështesë zhvillimin e Sarandës, por dhe ai, në cilësinë e Kreut të Shtetit, do të vijojë të jetë një zë i fortë për të bashkëpunuar me këtë bashki në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Në këtë pikë u vlerësua dhe kthimi i emigrantëve, si dhe politikat e hartuara nga shteti për integrimin sa më të shpejtë të tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike. Kryebashkiaku Çipa i dorëzoi Presidentit të Republikës në shenjë respekti dhe mikpritjeje simbolin e qytetit.
Më pas, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Zonja e Parë, u drejtua për në Kinoteatrin "Butrinti" ku u zhvillua ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara të Sarandës.
Kreu i Shtetit i akordoi titullin "Mjeshtër i Madh" Vasil Partalit me motivacionin: "Për punën e shquar dhe
ndihmesën e dhënë në konsolidimin e arsimit në rrethin e Sarandës; Theofil Haxhijanit me motivacionin: "Për punë të shquar dhe vlera të veçanta artistike si aktor në gjininë e humorit; si dhe Agim Matos me motivacionin: "Një nga figurat e spikatura të krijimit poetik në qytetin e Sarandës, botues e veprimtar i shquar në fushën e kulturës".
Të tre personalitetet që po vlerësohen sot, tha Nishani, janë kontributorë të rëndësishëm të jetës në të gjitha dimensionet në Sarandë.
Në fjalën e mbajtur, Presidenti e cilësoi Sarandën 'kampionen e turizmit elitar në Shqipëri'. Duke bërë një historik të shkurtër të qytetit, ai vuri në dukje vlerat e tij të veçanta, që nga periudha e antikitetit.
Kreu i Shtetit veçoi rolin e arkeologut italian Luixhi Ugolini, si zbuluesi i parë i rrënojave të qytetit të Butrintit. "Me këtë akt të lartë, kontribues për trashëgiminë tonë kulturore të pranuar botërisht, ai meriton nderimin e përjetshëm të të gjithëve, por sidomos të sarandiotëve, si shenjtori udhërrrëfyes i autoktonisë së gjithë gjeneratave të djeshme dhe të nesërme të këtij qyteti", vlerësoi Nishani.
Më pas, ai iu referua një sërë figurash që ka nxjerrë qyteti i Sarandës ndër vite, që nga sarandioti Hasan Tasini, i pari rektor i Universitetit të Stambollit, tek gazetari Dervish Duma, përgjegjës i redaksisë shqipe në BBC, pedagogu Ismet Elezi, arkeologu Selim Islami apo shkrimtari Qamil Buxheli, të gjitha figura të shquara të kësaj treve./ATSh/
/Shqiptarja.com