TIRANË - Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, i dorëzoi sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE-së.
Gjatë prezantimit Ambasadorja Vlahutin vlerësoi ndihmën e autoriteteve shqiptare në hartimin e këtij Raporti, i cili ndërtohet mbi atë të qershorit, që çoi në marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, dhe mbi zhvillimet e mëtejshme deri në tetor 2014.
Vlahutin e cilësoi raportin si një mjet në duart e autoriteteve shqiptare, ku duhet të përqendrohet puna për zbatimin e reformave të nevojshme, sipas standardeve evropiane. Ambasadorja e BE-së theksoi se përtej arritjeve të deritanishme, pas marrjes së statusit kandidat, autoritetet vendore kanë përpara edhe më shumë përgjegjësi, dhe se është ende herët të flasim për hapjen e negociatave, pasi për këtë kërkohet një bazë të dhënash solide dhe bindëse.
Ambasadorja Vlahutin gjithashtu inkurajoi që të vijojë puna për përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga BE-ja, duke theksuar veçanërisht shtetin ligjor, qeverisjen ekonomike dhe reformën në administratën publike. Duke u ndalur tek shteti ligjor, ajo veçoi si sfida luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi. Ambasadorja Vlahutin vlerësoi angazhimin personal të Presidentit të Republikës për ndërmarrjen e nismës për të mbledhur të gjithë aktorët në konferencën e reformës në drejtësi, duke siguruar për mbështetjen e plotë të Delegacionit të BE-së dhe të Komisionit Evropian për të ecur në këtë drejtim, sipas dy parimeve shumë të rëndësishme, gjithëpërfshirjes dhe konsensusit.
Presidenti Nishani vlerësoi Raportin e Përparimit për Shqipërinë, si dhe punën dhe ndihmën e çmuar që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj kohe, si Delegacioni i BE-së në Tiranë, ashtu edhe Komisioni Evropian, Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Kreu i Shtetit vuri në dukje se shqiptarët e kanë kuptuar më së miri se procesi i integrimit evropian është një proces që u përket atyre, dhe ku të gjithë aktorët duhet të përmbushin plotësisht përgjegjësitë përkatëse që kanë.
Presidenti Nishani vlerësoi se qasja e drejtpërdrejtë dhe e hapur si dhe çdo rekomandim i reflektuar nga Komisioni Evropian në këtë Raport janë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë, në orientimin e paekuivok të prioriteteve, nga të cilat duhet të udhëhiqen reformat në vend. Duke u ndalur në rëndësinë që ka vendosja dhe konsolidimi i shtetit ligjor në Shqipëri, Presidenti e siguroi Ambasadoren Vlahutin, se do të jetë aktivisht dhe përherë i angazhuar në të gjitha reformat që do të ndërmerren në këtë fushë, përfshirë edhe koordinimin e të gjithë aktorëve për finalizimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. /ATSh/
/Shqiptarja.com