Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përshëndetur nënshkrimin në Uashington të Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e ka konsideruar atë një dokument shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, intensifikimin e dialogut politik në të gjitha çështjet me interes strategjik si dhe një instrument inkurajues për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në emër të qytetarëve shqiptarë Presidenti Nishani shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite për vendosjen e përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, për realizimin e aspiratës sonë evropiane si dhe për forcimin e rolit konstruktiv dhe stabilizues që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të ketë në Ballkanin Perëndimor.
Falë mbështetjes së pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot Republika e Shqipërisë dhe i gjithë kombi shqiptar janë më të sigurt, më të zhvilluar, dhe kanë një perspektivë shpresëplotë të së ardhmes së tyre evropiane.
Kjo deklaratë e përbashkët përveçse njeh ndërsjelltas partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, inkurajon dhe vendos përpara përgjegjësive të reja shtetin shqiptar jo vetëm për t’i qëndruar besnik këtij angazhimi, por për të bërë përpjekje shumë më të mëdha e serioze për të qëndruar në lartësinë e këtij partneriteti.
Kreu i Shtetit vlerëson gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA, si dy vende aleate në NATO, pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të rrisin e forcojnë më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si në nivel dypalësh e rajonal, ashtu edhe në nivel global. Me mbështetjen e vazhdueshme dhe në partneritet me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë misionet e ardhshme të NATO-s dhe të jetë kontribuese aktive për sigurinë globale.
Presidenti fton të gjithë institucionet shtetërore që në zbërthim të Planit të Zbatimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik me SHBA-të të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e tij të plotë dhe energjik në dobi të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të forcimit të sigurisë rajonale e globale.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com