Nishliu e18-ta në 250 këngët e
Eurovizion  më të pëlqyera nga fansat

Nishliu e18-ta në 250 këngët e<br />Eurovizion  më të pëlqyera nga fansat
Një tjetër vlerësim për këngëtaren kosovare Rona Nishliu. Ajo së bashku me këngën pjesëmarrëse në Eurovizionin e vitit 2012 “Suus” është renditur në vend të 18-të në klasifikimin e 250 këngëve më të pëlqyera nga fansat.

Kënga “Suus” është renditur në këtë pozicion nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv.

Këtë lajm e ka punlikuar vetë Nishliu në faqen e saj në Facebook, duke u shprehur e lumtur që ishte një 20 këngët më të mira ndër vite. “Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio më rendit mua me SUUS në poziten 18!

rona nishliu

Edhe këtë vit në mesin e top 20-shit në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave të ESC... JU DUA Lajm i bukur për të nisë 2014 ha?”, ka shkruar Nishliu.

Sa i përket vendit të parë të këtij klasifikimi ai i është dhënë këngës së vitit 2012 të Suedisë Euphoria e kënduar nga këngëtarja Loreen.

Nishliu është renditur në vendin e pestë në edicionin e vitit 2012 të Eurosong.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid