Mirjeta Pasha është pedagoge matematike dhe studente doktorature për Matematikë të aplikuar në USA. Mirjeta bën kërkim shkencor midis të tjerash, edhe në përmirësimin e skanerave (mamografi, x-rays etj) për të përmirësuar cilësinë e imazhit.
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ajo tregoi më tepër për karrierën e shkëlqyer që po arrin në Boston.
“Kam pasur një rrugëtim që e kam filluar nga zero në Shqipëri dhe më pas kam shkuar në Amerikë për të vazhduar doktoraturën dhe studimet por do thoja që nuk jam ende aty ku unë do të dëshiroja sepse jam akoma në proçesin pas doktoraturës dhe në Amerikë kërkon një specializim të gjatë pas doktoraturës që ti të arrish në pozicionin që do. Pra do thoja që kam akoma shumë punë për të bërë” tregoi ajo.
Ndërkohë që jetonte në Shqipëri, dhe sapo kishte përfunduar studimet e larta, Mirjeta ishte punësuar në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, dhe pas përfundimit të masterit, pati shansin të fitonte një vend pune në Universitetin Politeknik të Tiranës, si pedagoge matematike.
“Këtu studiova për inxhineri-matematikë tek Shkencat e Natyrës bëra Bachelorin dhe më pas master shkencor në matematikë të aplikuar. Ndërkohë që po bëja masterin fillova të jepja mësim në Durrës rreth një semester, dhe mendjen e kisha që të filloja pedagoge këtu në Shqipëri sepse e dashuroja mësimdhëniën. Pikërisht në atë periudhë më ra llotaria amerikane” tregon ajo më tej.
Ndërsa flet për ëndrrat e saj, Mirjeta i ka synimet e qarta:
Synimi im është që të kem mundësinë të jem profesoreshë në një universitet që është lider në kërkimin shkencor.
Ndër të tjera, pedagogia shqiptare që po korr sukses në Amerikë foli edhe për ndryshimet që ka sistemi arsimor në Shqipëri më atë Amerikan si dhe pengesat që ka hasur.
Sistemi arsimor shqiptarë është më shumë i fokusuar në mësimdhënie dhe kjo është arsyeja përse ne nuk kemi kërkim shkencor ndërkohë që në Amerikë ti e ke të qartë prerjen, grupimin që janë të orientuara drejt kësaj gjëje.
Suksese te metejshme! Vetem se nuk eshte e sakte te thuash se „e fillova nga zeroja“ kur ke bere master per matematike ne Shqiperi. Ndoshta nuk ke patur kontakte profesionale dhe publikime shkencore, kur je nisur per Amerike, por pa njohuri nuk ke shkuar se atje njerez nga rruga per doktorature nuk marrin. Po t‘i kishe bere studimet bachelor dhe master ne nje universitet ne Amerike do kishe patur me shume kontakte dhe orientim por do kishe akumuluar edhe minimumi 100 mije dollare ne borxhe studentore.
Përgjigju