Nisi vaksinimi anti-covid/ Pas mjekëve do të jetë radha e policisë! Të parët, efektivët në moshë që nuk e kanë kaluar virusin

Efektivët e policisë do të jenë të dytët në radhë për të kryer vaksinën anti-covid pas stafit mjekësor në ballë të pandemisë në spitalet COVID. Grupi i parë që do të vaksinohet janë të gjithë ata efektivë policie që nuk kanë kaluar akoma virusin dhe që janë në një grupmoshë që rrezikojnë infektimin. Pas vijës së parë të rrezikut, më tej do të vaksinohen efektivët e tjerë, në raport edhe me mbërritjen e dozave të vaksinave, në javët në vijim. Burime nga policia bëjnë me dije se tashmë drejtoritë vendore dhe komisariatet kanë përgatitur listat e emrave të policëve që do të marrin vaksinën të parët. Pavarësisht plotësimit të listave, marrja e dozës së vaksinës nuk është e detyrueshme as për Policinë e Shtetit, por në varësi të zgjedhjes personale, njëlloj si grupet e tjera.

Përgjatë 10 muajve të pandemisë së COVID-19, Policia e Shtetit ka qenë në shërbim të qytetarëve për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga mbyllja e muajve prill, maj dhe qershor, por sidomos edhe në muajt e vjeshtës. Si pasojë e virusit janë infektuar një numër i konsiderueshëm efektivësh, ndërsa një pjesë e tyre nuk ia dolën të mbijetonin. Pavarësisht kujdesit të mjekëve në spitalet COVID, 13 punonjës policie fatkeqësisht janë ndarë nga jeta. Koronavirusin përgjatë dhjetë muajve e kanë kaluar edhe drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të drejtorive në qarqe. Mes tyre edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Infektimet në radhët e policisë kanë sjell vështirësi në plotësimin e nevojave në terren, ndërsa për këtë arsye komisariate të ndryshme janë detyruar të bëjnë orë shtesë për punonjësit e tjerë për të përballuar situatën.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Civil: 11/01/2021 17:56

    Ne asnje vend te botes nuk jane policet pas mjekeve??? Duhet vazhduar si gjithe bota ; mjeket, pensionist etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë