Nisin aplikimet në shkollat e larta shqiptare për shtetas të huaj

Nisin aplikimet në shkollat e larta shqiptare për shtetas të huaj

Foto ilustruese

Nisin aplikimet pranë universiteteve për të gjithë kandidatët shtetas të huaj. Aplikantët kanë mundësi të regjistrohen për programet e studimeve të ciklit të parë, në ato me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019.

Sipas udhëzimit të shpallur nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, procesi i regjistrimeve nis në datë 20 dhe do të vijojë deri në datë 30 gusht. Sipas udhëzimit në fuqi kriteret që duhet të plotësojnë këta kandidatë janë të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në universitete shtetërore apo private si edhe të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përjashtuar këtu ata që aplikojnë për programet me karakter profesional.

Ndërkohë kandidatët shtetas të huaj kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 programe studimi. Pas aplikimit studentët do të njihen me rezultatet nëse janë fitues apo jo, me shpalljen e listave përfundimtare në datë 12 shtator. Për shtetasit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci aplikimet për në universitetet shqiptare, të cilat kanë nisur në datë 10,  përfundojnë në  datën 24 gusht, ndërsa bëhet e ditur se konkurset e pranimit do të zhvillohen më datë 27 gusht 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'