Nisin bisedimet e fshehta PS-PD
për reformën territoriale

Nisin bisedimet e fshehta PS-PD<br />për reformën territoriale
TIRANE- Nisin bisedimet e para ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për miratimin e një reforme territoriale të përbashkët. Partia Demokratike nga ana e saj po përgatit katër projekte për ndarjen e re territoriale, e cila do të përbehet nga një numër i lartë njësish vendore në krahasim me variantin e miratuar nga komisioni parlamentar për Reformën Administrative. Por kjo gjë nuk e ka penguar mazhorancën që t’i hapë rrugë për t’u ulur dhe për t’u konsultuar. Burime bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se aktualisht kanë nisur bisedimet e fshehta ndërmjet palëve për të arritur një marrëveshje në mënyrë që të miratohet një ndarje administrative konsensuale.

Rama hap derën
Pavarësisht se aktualisht ka një reformë të miratuar e cila ka nisur diskutimet në terren, pritet që ajo të ndryshohet pasi vetë kryeministri Rama i ka lënë hapësirë PD që të paraqesë projektin e saj dhe të nisin diskutimet për të arritur një marrëveshje. Konkretisht ditën e djeshme kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp theksoi se mazhoranca është në dispozicion të opozitës dhe nëse kanë një propozim ndryshe nga ai që është miratuar, ata janë të hapur për diskutime.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji