TIRANË – Në ditën “Për një Shqipëri të Pastët”, kryeministri Berisha ka vizituar pikën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave në bashkinë e Kamzës. Ai bëri apel që mbetjet të depozitohen në vendet e caktuara, pasi ato bëhen burim infeksioni dhe kërcënim serioz për njeriun.
“Sot edhe zoti na ndihmoi për të pastruar Shqipërinë”,u shpreh kryeministri duke iu referuar moti me shi.
Ai deklaroi se 20 prilli dita e pastrimit të Shqipërisë të kthehet në traditë.
NISMA
Prilli ka mbërritur, çka do të thotë se është koha për të nisur pastrimin. Dita e pastrimit është shtrirë tashmë në të tre kontinentet dhe aksioni nis që nga dita e sotme deri të djelën. Vendet të cilat do kujdesen për një mjedis të pastër sot janë Shqipëria, Austria, Kroacia, SHBA, Lituania dhe Egjipti. Kjo është nismë e Pastrimit të Botës 2012, projekt, i cili do të shtrihet deri në shtator të këtij viti.
Mbi 75 mijë vullnetarë do të punojnë në të gjithë Shqipërinë vetëm gjatë këtyre tre ditëve. Në vendin tonë rezulton se ka mbi 25 mijë ton plehra.
Një prej vendeve që po zhvillon fushatën më të madhe në historinë e vendit është Austria ku këto tre ditë, 50 mijë vullnetarë do të punojnë për pastrimin e vendit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO - Korçë, bashkia nismë për Ditën e Tokës