Nisin ethet e Play-off,
Ventura: Italia shkon në Botëror

Nisin ethet e Play-off,<br />Ventura: Italia shkon në Botëror<br>
Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht dhe Europa do të japë edhe 4 biletat e fundit për në Botërorin e Rusisë. E gjithë vëmendja e ndeshjeve të fazës play-off është tek Italia pasi katër herë kampionët e Botës rrezikojnë pjesëmarrjen.

Të kaltrit përballë do të kenë një rival jo të lehtë siç është Suedia. Të premten luhet sfida e parë dhe të hënën ajo e kthimit. Trajneri Gian Piero Ventura është i bindur se Italia e tij shkon në Botëror.”Duhet të bëjmë çdo gjë për të siguruar kualifikimin.

Humbja ndaj Spanjës na largoi disa qartësi por jo besimin tonë. Ne do të shkojmë në Botëror pasi një komb i tërë është me ne “ e mbyll Ventura. Italia e ka të ndaluar të gabojë në dy ndeshjet ndaj Suedisë dhe skuadra do ketë mbështetjen e tifozëve.

Takimi i kthimit do luhet në “San Siro” ku që një javë përpara ndeshjes janë shitur 65 mijë bileta. Nga ana tjetër Suedia kërcënon të kaltrit dhe nuk niset e humbur. Trajneri Jane Anderson thotë: Nuk dua asgjë më shumë në këtë Botë se të shkojmë në Rusi,i kemi cilësitë ta mundim Italinë”.

Faza e play-off-it për Europën nis të enjten me dy përballje Irlandë e Veriut –Zvicër dhe Kroaci-Greqi. Të premten luhet Suedi-Itali dhe të shtunën Danimarkë-Republika e Irlandës. Nga këto çifte do dalin katër skuadrat e fundit të zonës europiane që do të shkojnë në Rusi.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)