Nisin hetimet, çfarë mjetesh piroteknike u përdorën në marshim protestë (VIDEO)

Shpërthimet nga mjetet piroteknike në marshim protestën e opozitës joparlamentare ishin të fuqishme - thanë burime nga Policia për Shqiptarja.com - dhe është duke u verifikuar për llojin e mjeteve të rrezikshme shpërthyese që u përdorën.

Vetëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës u hodh një bombë molotov e cila nuk pati shpërthim aq të fuqishëm sa ata të hedhura njëra pas tjetrës në protestën e 11 majit. Bomba molotov është hedhur në tokë dhe jo në drejtim të godinës, flaka e së cilës është shuar shumë shpejt.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
'Nuk pati përdorim masiv të molotovëve', Lamallari: Falenderojmë ndërkombëtarët

Pas përfundimit të protestës së opozitës e cila zgjati më pak se zakonisht, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi se pavarësisht sulmeve të ndodhura ditën e sotme, ata nuk mund të krahasohen me protestën e së shtunës, si shkak edhe i paralajmërimeve të ndërkombëtarëve të cilët u angazhuan kundër dhunës.

"Protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit. Ajo u shoqërua me një përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese, të gurëve dhe mjeteve të tjera përfshirë dhe pak bomba molotov.

Si rezultat i dhunës u lënduan policë, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale, si edhe u thyen xhamat e dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Institucione kushtetuese si Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministria u sulmuan sërish sot në mënyrë të jashtëligjshme.

Por krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve.

Megjithatë, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj. Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t’i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme.

Ministria e Brendshme shpreh mirënjohje për angazhimin profesional dhe për vetëpërmbajtjen e admirueshme të të gjithë forcave policore përballë provokimeve të shumta dhe të vazhdueshme.

Ministria e Brendshme falënderon përfaqësitë diplomatike që u angazhuan kundër dhunës dhe në mbështetje të ruajtjes të standardeve demokratike dhe gjithë qytetarët shqiptarë që i qëndruan larg dhunës dhe provokimeve.

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike janë të motivuara dhe të përgatitura për të kryer me përpikmëri, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë detyrën në shërbim të ruajtjes së një mjedisi të lirë, të qetë dhe të sigurt, ku gjithkush ka mundësi të ushtrojë të drejtat demokratike", deklaroi Lamallari.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gani G.: 14/05/2019 10:08

    Ne mbështesim qeverinë Rama. Është legjitim dhe funksionon. A duhet të dalim dhe të demonstrojmë kundër këtyre thasëve të opozitës duke u përpjekur të krijojmë pengesë për SPAK-un?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025