Pas tre orësh përmbyllet pa dhunë tek selia e PD-së, marshimi i opozitës në 5 institucione, tek Kryeministria, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshmedhe Policia e Tiranës, pa u caktuar një datë e ardhshme proteste nga lideri demokrat Lulzim Basha.
Protesta e pestë kombëtare e opozitës jokuvendore kundër qeverisë erdhi si një vendim urgjent pas tubimit të 11 Majit që u mbyll pas mesnate në skena të dhunshme kundër institucioneve, sulmeve me bomba molotov e plagosjes së efektivëve. 13 Maji u lajmërua nga vetë lideri demokrat Lulzim Basha si protesta që do të rrëzojë nga qeveria kryeministrin Edi Rama, në fakt, njëjtë siç ai ka njoftuar edhe para katër tubimeve të mëparshme. Në një ndryshim skenari nga protestat e mëparshme, tubimi i 13 Majit u bë në formën e marshimit të protestës në 5 institucione që sipas opozitës joparlamentare janë jolegjitimë, si qeveria dhe parlamenti, Ministria e Brendshme, dhe Policia e Shtetit dhe e Tiranës, që sipas tyre marrin urdhra nga qeveria e lidhur me krimin. Pati ndalesa të heshtura të udhëheqësve politikë të opozitës para këtyre institucioneve, ku u hodhën nga manifestuesit vetëm disa kapsollë e flakadanë ndaj institucioneve. Vetëm tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pati një efektiv të dëmtuar nga hedhja e fishekzjarrëve dhe kapsollave. Ndërsa tek Drejtoria e Policise së Tiranës u hodh vetëm një bombë molotov i konsideruar edhe nga ish-deputetët e opozitës një rast sporadik. Marshimi u përmbyll tek selia e Partisë Demokratike pas 3 orëve.
Por përse ky ndryshim i papritur skenari, kur siç u paralajmërua nga udhëheqësit politikë të opozitës jokuvendore, do të ishte protesta më e madhe që do të rrëzonte Edi Ramën?!
Ishin ndërkombëtarët të cilët njëzëri sot, në deklarata të njëpasnjëshme, dënuan dhunën në protestën e 11 majit dhe sulmet ndaj institucioneve. Folën me emra të përveçëm ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, ku i kërkuan të dënojnë publikisht autorët e dhunës, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Në këtë protestë, mungoi Kryemadhi, e cila sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të LSI-së që u shpërnda në nisje të protestës, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mjaftuan këto qëndrime të forta të ndërkombëtarëve, që nga protesta e dhunshme e 11 majit me sulm me bomba molotov ndaj institucioneve dhe policisë, të shndërrohet shumë shpejt në një marshim të heshtur dhe pa dhunë. Edhe pse zyrtarisht, përmes sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, u mohua që bombat molotov të ishin shpërndarë nga PD-ja, fakti që sulmet me këto mjete të rënda u ndalën pas thirrjeve të ashpra nga selitë diplomatike në Tiranë, lë shumë për të dyshuar. Ishte zv.ministri i Brendshëm ai që foli për një grup të organizuar që në mënyrë kriminale ka shpërndarë me qindra bomba artizanale, nga të cilat u rrezikua seriozisht jeta e punonjësve të policisë, 16 prej të cilëve mbetën të plagosur. 50 persona u arrestuan nga tubimi i 11 Majit për aktet e dhunës, ndërkohë që në total u vunë në hetim 84 persona, mës të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Një incident i vogël u shënua në përmbyllje të marshimit protestë të opozitës jokuvendore ku për shkak të shiut, mikrofoni me të cilin lideri demokrat po fliste për fjalimin përmbyllës të tubimit, u prish. Duke ju drejtuar me batuta protestuesve që e shoqëruan në selinë blu pas marshimit në pesë institucione, Basha u shpreh: Juve (protestuesve) nuk ka çfarë t'ju bëjë, por mikrofonin e prishi shiu. Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është, por jo aq i fortë sa ju".
Ky moment u "mbulua" nga protestuesit që derisa situata të zgjidhej nisën të brohorasin njëzëri duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në përfundim, Basha e mbajti fjalimin përmes mikrofonave të televizioneve të pranishme që me gazetarët e tyre ndoqën protestën gjatë tre orëve që zgjati.
Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga marshimi i opozitës para mbylljes së tij. Nga shtëpia ai ka postuar një thirrje për të vazhduar aksionin opozitar të protestave.
“Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! Shqipëria si Europa”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
Mbërritja në selinë e Partisë Demokratike shënoi përmbylljen e protestës së opozitës që këtë të hënë u mbajt në formën e një marshimi në 5 institucione, kryeministria, Policia e Shtetit, Parlamenti, Ministria e brendshme dhe Policia e Tiranës. Në fjalimin përmbyllës, nën reshjet e shiut që karakterizuan këtë protestë, lideri demokrat Lulzim Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.
"Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi dhe të bëjmë pazar e kompromis me të keqen. E keqja do të ikë, e keqja duhet të ikë, për t’i hapur vend Shqipërisë si e gjithë Evropa. Ndaj, në një kohë kaq të shkurtër, me një njoftim prej vetëm 24 orësh, në mbi 3 orë ku s’ka pushuar shiu i bekuar asnjë sekondë, në përfundim të kësaj proteste marshim, jemi edhe më të vendosur, edhe më të qartë, edhe më të bashkuar, për të sakrifikuar gjithçka për demokraci, për liri. Rama ik!" - tha Basha, duke i kthyer kështu në mënyrë indirekte një përgjigje edhe ndërkombëtarëve, që njëzëri i bënë thirrje opozitës jokuvendore t'i japë fund protestave të dhunshme dhe të ulet në dialog konstruktiv për të zgjidhur ngërçin politik.
Fjala e plote e Bashes
Mirënjohje për ju zonja dhe zotërinj, qytetare e qytetarë, vëllezër e motra. Shqipëria e as Evropa nuk e kish njohur ndonjëherë këtë qëndresë dhe vendosmëri. Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri, me bindjen se Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë atje ku ishte vetëm 3 muaj më parë, nën thundrën e errësirës, krimit dhe korrupsionit.
Mirënjohje për të gjithë ju, për qindra e mijëra burra dhe gra, të rinj e të reja, pjesë e këtij marshimi madhështor proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti jua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë sonte. Mirënjohje për të gjithë ata që ju bashkuan qytetarisë së Tiranës, nga Shkodra, Vlora, Saranda, Tropoja, Devolli, Korça, nga të gjitha anët e vendit, nga Kukësi dhe Dibra, nga Hasi, Mati, nga Erseka, nga Elbasani, nga Lushnja dhe Fieri, nga Berati dhe Librazhdi, dhe natyrisht nga gjithë qytetet dhe fshatrat e tjerë të Shqipërisë. E në veçanti një mirënjohje mikpritësve të kësaj proteste, qytetarisë së Tiranës.
Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi dhe të bëjmë pazar e kompromis me të keqen. E keqja do të ikë, e keqja duhet të ikë, për t’i hapur vend Shqipërisë si e gjithë Evropa. Ndaj, në një kohë kaq të shkurtër, me një njoftim prej vetëm 24 orësh, në mbi 3 orë ku s’ka pushuar shiu i bekuar asnjë sekondë, në përfundim të kësaj proteste marshim, jemi edhe më të vendosur, edhe më të qartë, edhe më të bashkuar, për të sakrifikuar gjithçka për demokraci, për liri. Rama ik!
Le të jetë e sotmja, mesazhi i vendosmërisë obsolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të mbushur me frymëzim dhe shpresë, të vendosur deri në fund, të fortë dhe kurajozë për betejën tonë pa kthim, për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.
Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është, por jo i fortë sa ju.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është pjesmarrja, forca jonë është vendosmëria. Dhe kësaj force nuk i bën dot ballë as Edi Rama, as banda e tij e inkriminuar. Ndaj, le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash, është mision për të gjithë fëmijët shqiptarë. Është mission për të gjithë ata, të djathtë e të majtë, që sot e kanë kuptuar, se vetëm përmes bashkimit, pjesmarrjes, vendosmërisë, në këtë familje shqiptarësh të lirë, mund dhe do ta gjejmë të ardhmen e tyre, lirinë e tyre, dinjitetin e tyre. Ju ftoj ta mbyllim këtë marshim të paprecedentë proteste, duke kënduar sëbashku himnin tonë kombëtar.
Tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit e opozitës jokuvendore kanë hedhur bomba molotov në drejtim të institucionit. Turma ka hedhur një bombë molotov, tymyese edhe kapsolla ndërsa janë thyer me gurë xhamat e Drejtorisë së Policisë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se një efektiv i policisë mori dëmtime nga hedhja e bombës molotov. Shumë punonjës së policisë janë vendosur në kordonin e sigurisë para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. E ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se raste sporadike nuk mund të identifikojnë gjithë turmën dhe qëllimin e protestës, e cila nuk ishte e dhunshme. Duhet theksuar se ishte vetëm një bombë molotov që u hodh ndaj drejtorisë së Policisë, ndërsa më tej protestuesit vijuan mardhimin drejt selisë së Partisë Demokratike.
LSI, kryetarja e të cilës sot ndodhet në vizitë pune në SHBA, para se ta mbyllej protesta doli në deklaratë për mediat nga selia e partisë, ku Luan Rama tha se protestat do tw vazhdojnw pa ndwrprerje derisa Shqipëria të shpëtojë nga junta kriminale që qeveris për shkak të llogarisë që ka ndaj krimit dhe jo si detyrim ndaj qytetarëve.
"Më lejoni në emër të LSI të falënderoj të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në marshimin e protestës sot në Tiranë. Duke demonstruar edhe njëherë jo vetëm forcën, solidaritetin por mbi të gjitha vendosmërinë për ti shkuar deri në fund këtij aksioni të madh që është aksion për të shpëtuar Shqipërinë.
Qytetarët nga e gjithë Shqipëria me protestën e tyre, me marshimin e tyre sot nëpër të gjitha rrugët kryesore të Tiranës. Demonstruan edhe njëherë se nuk ka forcë që t’i ndalë dhe nuk ka alibi që të kompromentojë apo të kontaminojë misionin e tyre që është: Shqipëria Europiane me zgjedhje të lira, me zgjedhje evropiane, mbi bazën e së cilës të krijohet legjitimiteti kushtetues i të gjitha institucioneve që burojnë nga zgjedhjet. Prandaj nën këtë frymë vendosmërie, nën këtë frymë patriotizmi dhe rezistence qytetare ne do të vazhdojmë ditë pas dite deri sa Shqipëria të shpëtojë nga junta kriminale që qeveris për shkak të llogarisë që ka ndaj krimit dhe jo si detyrim ndaj qytetarëve. Edhe njëherë faleminderit të gjithëve dhe protestat, revolta dhe marshimi i fitores do të vazhdojnë pa ndërprerje", deklaroi Luan Rama.
Edhe në ndalesën tek Ministria e Brendshme, pas kryeministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, protestuesit janë ndalur pa fjalime politike nga liderët e opozitës, dhe kanë hedhur fishekzjarrë ndaj godinës dhe efektivëve të vendosur në një kordon rreth institucionit për sigurinë e tij.Lideri demokrat Lulzim Basha, ka qëndruar krah ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetëve demokratë përpara godinës së Ministrisë së Brendshme duke qëndruar në heshtje. Më tej marshimi ka vijuar për të shkuar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Pas ndalesës përpara parlamentit të liderit demokrat Lulzim Basha, turma ka vazhduar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që disa protestues kanë qëndruar në zonën para Kuvendit duke hedhur gurë në drejtim të institucionit.
Një efektiv i policisë ka mbetur i dëmtuar nga momenti kur protestuesit hodhën fishekzjarrë e mjete të tjera pirroteknike në ambjentet brenda rrethimit të institucionit, në oborr ku ishin vendosur në kordon sigurie efektivë të policisë.
Edhe Policia e Shtetit thotë se "gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga kryeministria, tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tashmë protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit të Shqipërisë. Ndaj efektivëve të policisë në kordonin e parë të sigurisë, janë hedhur fishekzjarrë nga ana e miliantëve ndërsa vijojnë me thirrjet "Rama Ik". Një protestues është kapur nga kamera e Report Tv teksa tërheq gardhin e hekurt që vendoset nga policia para institucioneve për të krijuar distancë me protestuesit. Lideri demokrati Lulzim Basha është parë teksa bisedon në telefon, njëjtë si në çdo protestë tjetër ku ai është në komunikim të vazhdueshëm herë me mesazhe e telefonata teksa tubimet zhvillohen.
Pranë tij janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputetë të tjerë, të cilët qëndrojnë pa fjalime krah protestuesve që vazhdojnë të hedhin fishekzjarrë e flakadanë dhe të prishin gardhin metalik.
Kanë nisur të hedhin fishekzjarrë tek ambienteve të oborrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë protestuesit që mbërritën pranë policisë në marshimin e udhëhequr nga lideri i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së.
Edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë u vendosën menjëherë efektivë në kordon sigurie.
Protestuesit kanë vijuar marshimin pa u ndalur në ndonjë fjalim politik, për të shkuar më tej drejt Parlamentit të Shqipërisë.
Ish-deputeti Petrit Vasili ka marrë masat duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Ai është shfaqur në protestë i veshur me një mushama kundër shiut. Në këtë foto ai ndodhet me ish-deputetët Endrit Brahimllari dhe Floida Kërpaçi.
Pas thirrjes së liderit demokrat Lulzim Basha disa protestues janë shkëputur nga pjesa tjetër e turmës. Gazetarja e Report TV Esiona Konomi raporton se protestuesit të cilët janë shkëputur, jane larguar nga pjesa tjetër e cila po marshon nëpër kryeqytet.
Lideri demokrat Lulzim Basha marshoi nga selia e PD-së në drejtim të kryeministrisë, ku mbajti një fjalë në podiumin e vendosur para godinës së Këshillit të Ministrave. Basha tha se vendosmëria për të rrëzuar qeverinë do të vijojë, dhe se protesta nuk bëhet sipas tij për karrige pushteti. Ndërsa ai mban fjalë në sfond dëgjohen shpërthime shashkash. Por deri më tani, ndryshe nga sa ndodhi në protestën e 11 majit, nuk janë hedhur bomba molotov.
Basha i dha në mënyrë të nënkuptuar një mesazh ndërkombëtarëve, duke thënë se është parti që lufton për vlerat e Evropës. Kryedemokrati i bëri thirrje protestuesve ta ndjekin në marshimin kundër dhunës qeveritare sipas tij, teksa e quajti marshim të shpresës.
Nga kryeministria, Basha i bëri thirrje qytetarëve ta ndjekin tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pas saj, lëvizja do të vazhdojë drejt Kuvendit me mesazhin se nuk e njeh parlamentin dhe se duhen zgjedhje të parakohshme, tha Basha. Më pas - tregoi ai, marshimi do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme, "tek njeriu që sundon me servilizëm me shërbim pa kushte ndaj padronit që e ka emëruar për ta turrur me dhunë ndaj qytetarëve. Së fundit do të shkohet tek Drejtoria e Policisë së Tiranë, "aty ku mbahen me të padrejtë vëllezërit dhe motrat tona", tregoi itinerarin kryedemokrati.
"Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është parlament ilegjitim, kryeministër ilegjitim. Dy vjet prokuroria ka vetëm në mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku pala e Edi Ramës dhe kupola e mafies vodhën votën, liritë për të diktuar me votë, pa të cilën nuk ka mirëqenie.
Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë, ne do t'i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e pjesëmarrjes, vendosmërisë. Dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Ne nuk jemi këtu për karrige, për mandate, ato dogjëm sepse jemi në krahët e qytetarëve., kundër dhunës, kundër krimit.
Ka vetëm një rrugë se si do të mbarojë kjo rrugë: Ne duhet dhe do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira, për qytetarët me qytetarët, Rama ik! Rruga e Evrooës mbetet e bllokuar sepse nuk shkohet në Evropë me zgjedhje të vjedhura. Hidhini sytë këtij sheshi të mbushur e tejmbushur, shikoni cfarë pjesëmarrje madhështore, shikoni njëri tjetrin në sy, jepini dorën dhe besën njëri tjetrit, se ka vetëm nëj rrugë, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë evropa. Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës, për vlerat e Perëndimit. E sotmja është një marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët. Frika po vdes, shpresa po ngjallet", tha Basha.
Në protestën e opozitës jokuvendore mungon kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integeim, Monika Kryemadhi. Ajo ndodhet në një vizitë punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , siç njofton zyra për shtyp e LSI-së. Protestuesit e LSI janë nisur nga selia e LSI-së drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve të LSI-së, Zëvendëskryetari Luan Rama, Nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputetë të LSI.
Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita: Kryeministri - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Parlament - Ministria e Brendshme - Drejtoria e Policisë Tiranë.
Sipas PD, simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.
Protesta e opozitës ka nisur. Në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, vihet re se protestuesit e parë kanë nisur të mbërrijnë në shesh.
Pas informacioneve se protesta e opozitës jokuvendore do të zhvendosej pas kryeministrisë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion është boshatisur. Kryetari Klement Zguri anëtarët e KQZ, por edhe gjithë administrata janë larguar, edhe pse afati ligjor për dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore është deri në mesnatë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se pranë KQZ-së ka vetëm forca policie në rast se PD dhe LSI do të tentojnë të shkojnë drejt këtij institucioni. Nga informacione jo zyrtare pranë PD-së thuhej se do të kishte një plan për të penguar bllokimin e procedurës ligjore për regjistrimin e kandidatëve. Ekskluzivisht gazetarja Konomi tha se KQZ ka hapur zyrën e protokollit në zonën e Lundrës për pranimin e dokumentacionit deri në mesnatë.
Zyra tjetër e protokollit është hapur në një vend tjetër, i cili nuk tregohet për arsye sigurie. Përfaqësues politikë që do duhet të dorëzojnë dokumentacionet e fundit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, do të duhet t ëlidhen me personin e kontaktit të KQZ, i cili i orienton drejt vendit ku është çelur zyra e protokollit. Mësohet se Partia Socialiste këtë pasdite i ka dorëzuar të gjitha dokumentacionet, duke regjistruar të gjithë kandidatët për kryebashkiake dhe të gjithë këshilltarët bashkiakë.
Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se opozita nuk bën asnjë hap pas në protestën e saj. Ai tha se qytetarët nuk do të ndalen nga helmi që po përdor policia kriminale e Ramës
"Jemi tani pak minuta përpara fillimit të protestës sonë dhe me qenë se përballë kësaj proteste ndodhet një qeveri e kriminalizuar dhe një polici e drejtuar në mënyrë të kriminalizuar, jam këtu për t’i bërë thirrje në mënyrë të qartë dhe të prerë kujtdo që përpiqet të justifikojë dhunën kriminale të policisë. Asgjë dhe për asnjë arsye nuk mund të ndalë dhe nuk do të ndalë protestën e qytetarëve. Asnjë alibi nuk mund të ketë për sjelljen kriminale të policisë, të kokës drejtuese të saj, e cila po e përdor Policinë e Shtetit si mish për top.
Asnjë mesazh tjetër veç mesazhit të palëkundur të rrëzimit të kësaj qeverie nuk vjen nga protesta jonë. Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë parë qartë dhunuesit, kanë parë qartë qindrat e provokatorëve, kanë parë qartë të tërë ata që kanë luftuar dhe janë përpjekur edhe t’u vënë flakën makinave për të dëmtuar jetën e qytetarëve.
Mijëra qytetarë të Tiranës janë përballur me helmin e policisë, por nuk kanë bërë asnjë hap pas në raport me të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të rrëzuar këtë qeveri kriminale.
Të gjithë sot janë në shesh pavarësisht motit, vetëm me moton “Rama Ik”, sepse janë aty që fëmijët shqiptarë të mos enden rrugëve të Evropës, që kriminelët të mos enden të lirë nëpër qytetet tona, që fajtorët për vjedhjen e miliona eurove qoftë te Unaza e Re por edhe anembanë vendit të mbeten të pandëshkuar. Të tërë ata që e grabitën dhe kriminalizuan votën e shqiptarëve e që dosja 339 e bërë publike nga Zëri i Amerikës të zbardhet deri në fund dhe kriminelët e qeverisë të shkojnë përpara ligjit. Asnjë alibi nuk mund të ketë për këto sjellje dhe asnjë tendencë për të barazuar atë që qeveria bën me protestuesit nuk mund të lejohet dhe nuk do të ndodhë kurrë. Ka vetëm një fajtor, vetëm një përgjegjës, vetëm një shkaktar të kësaj drame që po vuajnë shqiptarët dhe ky është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Ndaj, nuk do të ketë dhe nuk ka për të pasur asnjë hap pas, nuk ka shantazh, nuk ka alibi, nuk ka dhunë që do ta ndalë këtë protestë të qytetarëve. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të mbyllë përfundimisht gojën dhe të heqë dorë nga provokimet, qofshin ato nëpërmjet medias, qoftë nëpërmjet segmenteve të tjera të paguara dhe me të gjitha format e tjera.
Prova me shqiptarët është një provë e fituar publikisht dhe masivisht. Qindra mijëra e shqiptarëve nuk mund t’i ndalë asnjë kokë kriminale policore, e cila është vendosur kundër Shqipërisë dhe në krah të krimit. Prandaj, të gjithë së bashku kështu siç jemi, sot, nesër, pasnesër gjithmonë pa u ndalur ne do të jemi me një moto, me moton “Rama Ik”, që do të thotë kriminalizimi i Shqipërisë, hedhja e saj në prehër të krimit të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Jemi distancuar e distancohemi prerë ndaj çdo forme dhune. kemi luftuar që Shqipëria të jetë e paqtë, të jetë e mirë, të jetë demokratike dhe e drejtë për të gjithë. Meqë nuk është demokratike, nuk është e mirë, nuk është e paqtë dhe nuk është e dekriminalizuar, jemi aty dhe do të jemi aty pa u ndalur. Ndaj të gjithë së bashku do të jemi tani pas pak minutash për të dhënë atë mesazh i cili do buçasë fort dhe do dëgjohet nga veshët e të gjithë këtyre që janë brenda, por do dëgjohet dhe anë e mbanë Europës deri në Amerikë. Pra të gjithë së bashku në protestën që na pret pas pak minutash me një moto. Ajo që është moto e të gjithë qytetarëve, Rama Ik", deklaroi Vasili.
Protesta e opozitës para kryeministrisë nis në 18:30, por edhe pse bulevardi para godinës së Këshillit të Ministrave është i boshatisur nga njerëzit, përshptypja lihet se sheshi është mbushur plot me protestues që brohorasin.
Në një podium që PD ka ngritur në bulevard për mbajtjen e fjalimeve politike, nga fonia është montuar një zë që tregon se ka protestues. Kjo audio nxjerr zbuluar se si manipulohet zëri i protestueseve gjatë protestave të opozitës jokuvendore kundër qeverisë. Me shumë mundësi fonia vihet në punë në momentet kur protestuesit nisin të largohen edhe pse protesta vijon, për të mbuluar kështu këtë fakt dhe për të treguar që ende ka shumë njerëz.
Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka deklaruar se në këtë qytet po kryehen një mori arrestimesh. Ndër të tjera Amuli deklaron se ndër ët arrestuarit është edhe një person me aftësi të kufizuara.
Duke folur në emër të PD-së, Amuli ka bërë apel që policia të mos kryej më arrestime.
Fjala e plotë e Xhevdet Amulit:
"Nga protesta nuk ka gjë që i ndal. Kjo tregon qartë se Edi Rama është në gramat e fundit pasi ka nisur arrestimet në masë se ditës së shtunë. Jo vetëm në Trianë po në të gjtihë Shqpëirnë. Ka filluar arrestimet ne shkodër . Ka arrestuar një invalid. Gjergj Cunin i cili del e proteston për pagën që i kanë hequr. Edhe ditën e djehsme janë bërë arrestime. I bëj thirrje policisë të mos arretojë njëersizt pasi janë qytetarë të thjeshtë. Po vazhduam në këtë mënyrë do të ketë përplasje. Edhe në policinë e Shkodrës. Në emrë të PD u bëj thirrje të distancohen nga këto arrestime. Protesta dihet se ju e keni parë mirë se çfarë ndodhi, Protestë madhështore. Kto kanë filluar të bëjnë arrestime politike. Ku u fillua me treshin e PD, Sait Dollapin. Ai është duke menduar se do të instalojë diktaturën. Por popull shqiptarë nuk do ta lejojë këtë diktaturë."
Në orën 18:30 opozita do të zhvillojë protestën e pestë kombëtare para Kryeministrisë, ndërsa sipas burimeve të Report Tv do të marshojnë drejt KQZ-së për të bllokuar dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga Berati, Fieri, Vlora, por edhe qytete të tjera të vendit janë nisur drejt Tiranës.
Pak orë para protestës së sotme, Partia Demokratike ka deklaruar se Sandër Lleshaj dhe çdo person tjetër me uniformë që zbaton urdhrat e tij të paligjshëm për të goditur opozitën, do të mbajnë përgjegjësi personale. Referuar rastit të Sahit Dollapit, Enkelejd Alibeaj i kërkoi prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. "Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë. Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës" tha Alibeaj.
Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën kriminale të policisë kundër protestuesve të shtunën dhe kundër sekretarit organizativ Sahit Dollapi. Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqësorë. Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit! Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës. Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë.
Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës. Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin. Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar.
Pak orë përpara nisjes së protestës së opozitës, ish- deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar sot do të jetë një ditë vendimtare. Nga selia e LSI, ish-deputeti ka bërë thirrje që protestuesit të bashkohen në protestë, më qëllimin e vetëm për të "shporrur" kryeministrin Edi Rama.
"Sot e gjithë Shqipëria është në këmbë sepse përballë ka një qeveri dhe një kryeministër që grabit çdo ditë shqiptarët, që mbron me zjarr e me hekur korrupsionin dhe hajdutërinë shtetërore, burgos njerëzit e thjeshtë, helmon popullin dhe mbron kriminelët për karrigen e qelbur të pushtetit. Të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se varfëria, braktisja e vendit, mijëra të rinj janë rrugëve pa punë, mijëra familje nuk ngopin dot barkun me bukë dhe kjo ka një shkak dhe një emër, ky është Edi Rama.
Shqiptarët asnjë kompromis nuk mund të bëjnë me të ardhmen e tyre, ata kanë një mision të largojnë Edvin Ramën.
Këtë njeri të inkriminuar, këtë mik të kriminelëve, të oligarkëve dhe hajdutërisë shtetërore, duhet ti themi ndal!
Ky sharlatan kryeministër, që tallet me varfërinë dhe mjerimin e njerëzve duhet të largohet një orë e më parë. Nuk ka asnjë kompromis.
Populli e ka marrë vendimin e tij. Ndaj sot, të gjithë bashkë, në orën 18.30 në protestën para Kryeministrisë për t’i thënë shporru këtij kryeministri të papërgjegjshëm, të korruptuar, ilegjitim të dalë nga votat e grabitura me kriminelët në zgjedhjet e 2017.
Sot, nesër është vonë!", tha Braimllari.
Protesta e 13 majit, ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, sot do të jetë një marshim proteste. Në këtë protestë mungon sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital Sahit Dollapi. Në vendin e tij, do të jetë do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.
"Partia Demokratike i ka ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste. Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve", shkruhet në njoftimin e PD.
LSI MOLLE SHERRI.I MBAROI LENGU I MOLLES.MONIKEN E SHTRYDHEN I MBAROI EMBELSIRA..,,RAMA .E KA TRASHIGIMNI NGA FAMILJA .KETO FAMILJE EDHE PO TI INTERNOSH NE KORENE E VERIUT JETOJNE SE KANE GJAK TE BARDHE ...
PërgjigjuKetu ka shume material qe mund te ulesh e te shkruash me ore tera.Dua vetem te informoj lexuesit per pyetjen se ku nddhet Monika Kryemadhi?ndodhet ne SHBA per te dhene sqarime ne Departamentin e Drejtesise per lobimet e LSI ne SHBA per zgjedhjet e vitit 2017,te shohim a do te kete edhe ne kete rast para nga burime te dyshimta
PërgjigjuC`ka mbjell, korre!!! Salen e kriminelet e tij eshte dashte te exzekutohen ne vitet e 90-ta, deshtimet e atehershme do te percaktojne edhe me tej ardhmerine e KOMBIT, pasiqe nderkohe kriminelet jane me te pasurit ne shqiperi!!! Per shqipetare mjafton EMERI Partia "Demokratike" !!! Kjo tregon arsimimin e popullit, me deshire do te doja qe shqipetaret te jene me te arsimuar. Kjo ka TRADIT te shqiptaret, per kete arsyeje kemi qene, jemi dhe do te jemi me te dobet ne rajon !!! "E paqi faqen e zeze" kriminel legena!
Përgjigjugjynaf portokallia .doli jashte loje.me shume ndjekes ka basha ne ekran per gallate se emisioni portokallise
PërgjigjuA e kishit me vete Aleksander Karpushinin?
PërgjigjuMe gjithe zemer me Policine Shqiptare.
PërgjigjuOpo kan gjet ramen keta, se te kishte ndonje ps si puna e sales e ta shikonin. Rrasi brenda cudia me e madhe tre dit zgjat aty u harruan pastaj
Përgjigjue o pederasta te lsi pd na kujtuat maskat e vitit 97 plehera qe paskeni qene.bashke me ate kamarierin shalngjit qe i shijoi pushteti dhe po ben cmos me cdo kusht ta marre edhe me dhune po mundi plera
PërgjigjuKjo eshte perpjekje e dhunshme kriminale filoruse per te rrezuar sistemin jo vetem qeverine! Lulushi ta shikoje me dylbi pushtetin se me banditet qe po mbledh nga rrethet po humbet me shume elektorat e i kane mbetur vetem fanitiket e semure pas Berishes!
Përgjigjuikni ore behuni njerez boll me dhune .spaku do behet dhe do e gjeni belane .nuk ka pushtet me dhune se lat nam .vemje te felliqura
Përgjigju1000 veta sikur kishin ardhur vetem nga Berati, i bie nga rrethet e tjera dhe Tirana kane ardhur vetem 500 veta.
Përgjigjue vetmja rruge qe na ka ngelur se jemi te paguar nga jashte qe ti vem zjarrin ketij vendi.i vetmi kusht eshte te sjelim rremuja.kete vend nuk e lem te eci perpara.dhe ne varr te jem do perpiqem ne ate bote te poshtme ti bej keq ketij vendi.
PërgjigjuBasha do mari nje denim te pa par ndonjeher
PërgjigjuTi xhod amuli arresto nipin ilirin qe e ke vrases. Bile duhet me u denu burg perjet se ka vra per gjakmarrje. Vrau plakun e shkret se nuk patet beth me vra ate qe i vrau vellan. More vesht ?
PërgjigjuE ju befte mire LSIE $ CO
PërgjigjuNa lste pa brisqe rroje
PërgjigjuKaçaket e Sales, Lulit, Baxhellës e Like floririt nuk i intereson të behen zgjedhje edhe sikur Ramja të japi dorëheqjen së kurrë nuk fitojnë. Ata duan vetëm anarki e jo shtet se po mbyllet laku. Fare e poshtër dhe e pështirë. Vetëm një kanë të mirë, kerriçin e Fahriut. Haha
PërgjigjuJu a nuk e kuptoni se ne cfar niveli jetese i keni cuar njerzit nuk kan buk me henger Basha e ka fajin, po' ju cfare jeni?
Kontrrolloni te dyshuarit: neper vetura apo autobus,por mire do te ishte qe te mos ju lejohet te futen neper sheshe banditet,fashistet e rinj me maska,sepse veten keshtu mbrohet ligji dhe kushtetuta e vendit.
PërgjigjuUroj qe policet ti pajisin me veshje speciale dhe mburoja dhenjo ti shikojm sic jemi mesuar duke hedh valle nga kapsollat,duke mbrojt koken me duar nga guret apo larg qofte duke marr flak nga molotov.Shtypini si morrat kriminelet dhe mos demotivoni policine se perdor shkopin e gomes kunder plerave.Tregoni forcen si shtet dhe mos ju nenshtroni Berishes,askush nuk ka te drejt kushtetuese te sulmoj institucionet apo te bllokoj zgjedhjet.Forca policise.
PërgjigjuBravo Greta. Respekt per komentin tuaj. Policia duhet motivuar qe te perdore gjithe mjetet e ligjshme kunder nje grupimi gangster brenda parties kriminale vicidoliste.
Aliveja qe ka mbaruar juridikun akoma nuk do te zbatoje A-ne e demokracise ,liria e demokrateve si ai mbaron kur cenohet liria e te tjereve qe jane shumica e aq me keq mbrojtesit e ligjit I quan kriminele e Dollapin hero Turp Keta duan vetem zjarr Pse Dollapi vrapoi per t ju larguar policise kur ish kaq burre I mite???? !!!!!! Pse nuk flisni per ato akte barbare qe bete per shtete ore ne Tirane, por vetem per dy shkopa home qe hengri Dollapi??? Hej njerez nese kini dy fara ne koke kuptojeni se keta nuk jane asgje I Kane humbur te gjitha , jane vetem ISHA qe kane zyra e rruge e dalin te flasin e quajne normale anormalitetin qe krijojne nga deshperimi Mos I ndiqni
PërgjigjuKemi prova thote Enkelejdi. Po mire çdo bente Ministri apo Drejtori i policise apo gjithe struktura komanduese kur ju hidhnit molotov , lende shperthyese piroteknike te ndaluara me ligje. Tua kthenin juve me moltov apo lene shperthyese ? Ju per dy shkopinj gome po vini ulerimen. Gjithesesi ju jeni identifikuar tashme si paramilitare e ne qytetaret e thjeshte qetesi e pune jemi mesuar me ju e po ju shikojme cdo dite se si po shteroni
PërgjigjuO Turi ja fut kot dhe ti vlla me fal qe po ta them. Ata ishin per medalje shoku dhe minimalisht heronj ose mamin e vet bagtit. Ata e duan shkopin dysh vlla dysh me gjith ate kar...in Dollapin qe sja thy na ca fije brinjsh. Respekte shoku
Shteti ka per detyrim qe ketyre protestuesve qe shkelin ligjet dhe kushtetuten shqiptare tu ndaloj te "derdhen" neper sheshe te qyteteve tona, te "derdhen" neper male.
PërgjigjuKesaj i thone pordhe me rigon,derdellisjet tuaja bajate nuk habisin kerkend,te ngjallni vetem neveri e percmim ne ato qe thoni dhe veprimet tuaja rrugacerore.
PërgjigjuKeqardhje si jeni katandisur,nje tufe bastardesh qe enden rrugeve,Likja dhe Mona ti hajne m... Edi Rames.
Përgjigjuo Sait. Mos bej me vrap se te leshon zemra, se ti ke vetem nje i o i zi. ku ka mbash me shume te Partia, apo te dashnoret
PërgjigjuMbylleni halene ju te LSI se e keni bere balte, e keni djallosur fare e nuk i duheni as dreqit,me mercenare qe paguhen nga PD-LSI nuk vini kurre ne pushtet,populli ju urren
PërgjigjuPo ik ore debil qe je me keq se Kokmadhja,nje injorant me shume ne LSI,po nuk e kuptoni qe s'ju ndjek asnje nga Tirana pervec sejmeneve qe paguani,keni mbledh llumin dhe injorantet,me Bathoren e Kamzen nuk mund te vini kurrsesi ne pushtet.
PërgjigjuI ka mbire Tiranes nje kastravec
PërgjigjuPerse nuk ju fton te derdheni mbi Moniken dhe Argiten? Mbi gruan dhe vajzat e tij. Ky duhet degkeneruar me keq se Sait Dollapi.
PërgjigjuO Edvin Kërrma jep Dorëheqjen si Kryetar Partie , sepse je FRRIKACAK i NDYRË dhe i URRYER !!!! Jepja SKËNDER GJINUSHIT vetëm 1 JAVË QEVERINË , dhe do ta shikoj LULI bashkë me ata 2 Mijë BANDITËT dhe KRRIMINELËT që po ju PREMTOHET PUNË SHTETI nëpër DOGANA dhe atje ku ka LEK dhe €URO , nga KRYETARI i tyre HAJDUT !!! URGJENTISHT Edvin KARAGJOZI DORËZO PSnë sepse e ke marr PENG !!!! EDVIN HAJDUTI je KRRIMINEL njësoj si LUL KRRIMINELI me Veprimet dhe MOS Veprimet e tua !!!! O ZOT i MADH shpresoj që ata KRRIMINELËT dhe KRYEHORRAT e PD dhe LSI , të FUTEN tek SHTËPIA jote në SURREL , sepse POPULLI e ka bërë të Vetën !!! Të ka VOTUAR në BLLOK ty FUNDËRRINË dhe ty ZVARRANIK dhe ti NUK i del dot për ZOT VOTAVE , dhe i mbush "POTURRET" plot nga LUL BANDITI !!! TURP TURP TURP dhe FAQJA e ZEZË more EDVIN SURRATZIU !!!! Jepja SKËNDER GJINUSHIT vetëm 24 ORË KRYEMINISTRINË po ishe vërtet SOCIALIST dhe BURRË , sepse ja u gjen VENDIN GJINUSHI , Horrave , Banditëve , Kriminelëve , KryeKusarëve dhe Terroristëve të PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË dhe XHAMBAZËRISË
PërgjigjuTi hash.....edvinit ti by...e dhe sali ....dhe lul grua dhe .... dhe monik b... dhe te gjuthe ro... qe u bredhin nga mbas
Ik mor buthmyt.. na kave carrin
PërgjigjuO krimineli hajdut lyl ti ske faj se Edi Rama është bythqir. Që stë shkërdhen ty dhe malokve analfabet motrat e nonat. Pastaj e shikon ti sa të vlen lëkura. Se e pam malokun sait dollapin si ikte si mi nevojtoresh. Po ske fain ti fain e ka palloshi gjat Edi
PërgjigjuUrt meeee pasiv me ngjyr tirone kur u bone ti magjyp me fol per malsor.
Per malok na rrofshin k.... se ju jeni super ligena se bete gjith vendin, dhe 10 vjet pas do kete vrasje per llogari te drogave
Keni shume te drejte sepse kemi nje shtet skandaloz... Jane mbushur burgjet me njerez qe nuk paguajne drita ndersa juve qe e meritoni burgun qe nga protesta e pare, akoma vazhdoni te dhunoni kete vend dhe nuk ka asnje reagim. Ti i pari bashke me zonjen Gazmend Bardhi do ishit te parit te shoqeruar, nuk e di pse nuk po reagojne institucionet. SOLIDARITET per Policine e Shtetit, pune fantastike
PërgjigjuO Bashe me gjithe mikun tend Karpushinin shikoni enderra me sy hapur se do te merrni pushtet me dhune.
PërgjigjuSkeni faj ju o lul e ka fajin shteti qe nuk jua qi plakat tu plas brenda rrace barbaresh mendoni se me kater koke palare do merrni pushtetin
PërgjigjuKy Epshurr Edhjet Barkderr Brahimkari i shkon prapa Nafijes se mos i gjen ndonje vend kur te vije ne pushtet ne vitin 2029 kur opozita do futet ne zgjedhje se per te fituar ka mbajtur thate,,,,
sot e keni frik Berishen qe esht 76 vjec