TIRANË- Një sasi molotovi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të diele brenda oborrit të xhamisë së Namazgjasë.  Duke përfituar nga kaosi i krijuar në kryeqytet për shkak të protestës kundër shembjes së Teatrit, persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi molotovi brenda një kontenieri, ku njëra prej tyre ka shpërthyer e ndërsa një sasi tjetër është gjetur jashtë parlamentit të paplasur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Ka qenë roja e kantierit, i cili sapo ka parë tymin dhe flakët, ka njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur ndërhyrjen në kohë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, e cila vjen pikërisht në muajin e Ramazanit. 

Prej mëse 2 vitesh, xhamia e Namazgjasë është duke i rikonstruktuar dhe oborri i saj është i rrethuar nga me një "mur" prej llamarine. Zona është e rrethuar nga kamerat e sigurisë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të gjithë të këtij sulmi, si dhe në identifikimin e autorëve.