Nisin hetimet ndaj një personi që
organizon kosovarët për luftë në Siri
Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një rast hetimi lidhur me grupet që organizojnë shkuarjen e kosovarëve për të luftuar në Siri. Por, ajo nuk tregohen detaje se për çfarë veprash saktësisht po hetohet personi dhe lidhjet.
PRISHTINE- Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një rast hetimi lidhur me grupet që organizojnë shkuarjen e kosovarëve për të luftuar në Siri. Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina ka konfirmuar për "Radio Kosovën" se tashmë ka nisur hetime ndaj një personi. Por, ajo nuk ka treguar detaje se për çfarë veprash saktësisht po hetohet personi dhe lidhjet.
Një dosje me emrin “Siria” tashmë është hapur në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Materia e saj mësohet se përmban hetime dhe informacione për persona të përfshirë në grupet që organizojnë shkuarjen e kosovarëve për të luftuar në Siri.
Burime brenda prokurorisë kanë konfirmuar se ato që janë gjetur tregojnë se asnjë dokument që identifikon ata si shtetas të Kosovës nuk u mbetet kosovarëve që kalojnë shtigjet e panjohura aziatike për të mbërritur në Siri.
Gjithashtu sapo të mbërrijnë destinacionet atyre u merren dokumentet dhe numrat e kontaktit të familjarëve në Kosovë, që zakonisht kontaktohen vetëm në rast plagosjesh të rënda apo vrasjesh të tyre.
Në këtë mënyrë, sipas këtyre hetimeve, grupet që menaxhojnë ata përpiqen të mbajnë fshehtë identitetin dhe informacionet për rrjetin e tyre, financimin dhe qëllimin e tyre.
Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, i ka thënë Radio Kosovës se deri më tani nuk ka ekzistuar materie e mjaftueshme për të hapur raste ose ngritur aktakuza dhe raste të tilla nuk ka pasur në prokuroritë e rregullta.
Por, nga Prokuroria Speciale e Kosovës një shtetas kosovar tashmë po hetohet të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhet direkt me shkuarjen për të luftuar në Siri.
Shefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina ka shpalosur vetëm atë që përbën stadin fillestar të hetimit.
“Tani për tani unë mund të iu konfirmoj se në Prokurorinë Speciale të Kosovës është i hapur një rast kundër një personi dhe ky rast ndodhet në fazën e veprimeve fillestare. Asgjë më tepër nuk mund të iu konfirmoj për shkak të ruajtjes së fshehtësisë së hetimeve”, i ka thënë Morina Radio Kosovës.
Morina nuk ka dhënë detaje të tjera për kategorinë e veprave për të cilat dyshohet ky shtetas kosovar.
Policia, sipas zëdhënësit Baki Kelani, gjithashtu ka intensifikuar hetimin e këtyre rasteve. Kelani ka njoftuar për dëshmi të mbledhura dhe intervistime të disa personave.
Sidoqoftë përkundër informatave të Agjencisë së Inteligjencës dhe rasteve të regjistruara nga policia, Prokuroria e Shtetit konsideron se është e vështirë të ndiqen shumica e të përfshirëve në konfliktin në Siri.
Veprimet e tilla në shumicën e rasteve, sipas legjislacionit kosovar nuk është gjetur se bien ndesh në mënyrë të plotë me ligjet e vendit, konventat dhe normat ndërkombëtare.
Aktualisht në ekzekutivin dhe legjislativin e vendit po diskutohet çështja e ligjit që u heq shtetësinë e kosovarëve që luftojnë në Siri, e që sipas të dhënave të besueshme brenda hetuesisë aktualisht janë rreth 40 persona.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18