Arabia Saudite - Në Arabinë Saudite kanë nisur hetimet pas rrëzimit të vinçit në xhaminë e shenjtë në Mekë, ku për pasojë humbën jetën 107 persona e u plagosen mbi 200 të tjerë. Vinçi gjigant ra në pjesën lindore të xhamisë më të madhe në botë, ndërsa qindra besimtarë muslimanë ishin duke u falur. Hetimet për ngjarjen tragjike kanë nisur ndërsa janë rritur kritikat për sigurinë në vendin e shenjtë. 

Autoritetet kanë deklaruar se është ende e paqartë se sa prej viktimave humbën jetën për shkak të rënies së vinçit e sa të tjerë në përpjekje për tu larguar në panik e sipër pas tragjedisë. Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite ka deklaruar se erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rënien e vinçit. 
Qyteti i Shenjte i Mekës po përgatitet për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit ku me mijëra besimtarë mbërrijnë gjatë një muaji nga e gjithë bota. 

Vinçi i rrëzuar dy javë përpara fillimit të pelegrinazhit ishte njëri prej 15 mjeteve që po përdoreshin për rikonstruksionin e Xhamisë së Shenjtë.
 
Fotot e publikuara nga vendngjarja tregojnë një skenë të mbushur me gjak të shkaktuar nga rrëzimi i viçit mbi xhaminë e xhamisë.

meke


vinci
Foto të tjera

meke