Nisin konsultimet për rindërtimin e Spitalit të ri Infektiv

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur konsultimet për projektin e ri për rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, si pjesë e përgjigjies ndaj emergjencës së Covid19.

Me pjesëmarrjen e mjekëve të Spitalit Infektiv, drejtues të ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, studios projektuese dhe partnerëve të UNOPS, u zhvilluan konsultimet e para për projektin e ri, pas një pune paraprake për këtë projekt madhor për infrastrukturën spitalore, në qasjen e përballimit të krizave të shëndetit publik.

“Nëpërmjet projektit të përballimit të emergjencës së Covid 19 të mbështetur nga Banka Botërore, ne kemi tashmë filluar tashmë të hedhim hapat e parë në zbatimin e këtij projekti, i cili është pjesë e planit kombëtar të përgjigjes kundër Covid-19, planit tonë 2 vjeçar që tashmë është miratuar dhe po jetësohet”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë e vlerësoi projektin e rehabilitimit të Spitalit Infektiv si shumë të rëndësishëm, pasi do të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve por edhe kushtet e punës për personelin shëndetësor.

“Një projekt shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm do të kthejë në standarde bashkekohore Spitalin Infektiv por gjithashtu do të rrisë kapacitetet e këtij spitali dhe padyshim qëllimi madhor është përmirësimi i shërbimimeve ndaj pacientëve dhe sigurimi i kushteve të mira të punës për mjekët infermierët dhe personelin që ofron shërbime aty. Ky projekt përfshin jo vetëm rehabilitimin e Spitalit Infektiv, por edhe mbështetjen me aparatura, duke përfshirë këtu të gjithë atë gamën e nevojave që ka një spital, si spitali infektiv”, tha Manastirliu.

Manastirli tha se plani 2-vjeçar i përgjigjies ndaj Covid-19 përfshin investime jo vetëm investime në Spitalin Infektiv, por edhe fuqizimin e spitaleve të tjera.

“Nëpërmjet planit tonë të veprimit, kemi parashikuar të bëjmë të mundur përforcimin e strukturës tonë të Urgjencës Kombëtare me 20 autoambulanca të reja që do i shtohen flotës ekzistuese në të gjithë vendin. Gjithashtu kemi vlerësuar që kapacitetet e shëndetit publik të përforcohen, duke rritur gamën e pajisjeve dhe duke përmirësuar dhe duke e ngritur në një nivel më të lartë të gjithë kapacitetet tona të testimit, gjurmimit, të hetimit, epidemiologjik dhe të sistemit të survejancës dhe sistemit sentinel. Nga ana tjetër do të vijojmë pra të fuqizojmë spitalet rajonale”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Projekti i ri i spitalit infektiv parashikon jo vetëm rehabilitimin por edhe zgjerimin e tij, duke siguruar kushte dhe standard bashkëkohore, me aparatura të teknologjisë së lartë për shërbimin infektiv të nivelit terciar, si qendër reference për të gjithë vendin.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën