Nis eksodi te Vllaznia pas problemeve mes presidencës së re dhe bashkisë së qytetit të Shkodrës. Ndriçim Shtubina vendos që të largohet nga ekipi pas problemeve ditët e fundit duke u bashkuar me shumë mundësi me Teutën. Lajmin mesfushori e ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook. ‘Mirupafshim Vllazni, jam lojtar i lirë dhe po shoh pak ditë se ku do të luaj për edicionin tjetër. Më vjen keq që, por nuk e duroj më këtë situatë’ deklaron Shtubina duke i habitur të gjithë me vendimin e tij.
Lojtari i krijuar në akademinë kuqeblu dhe i cilësuar si një nga lojtarët më të mirë në qarkullim në kampionatin shqiptar do të jetë një mungesë e madhe për Vllazninë. Pas situatës së krijuar ka reaguar edhe bashkia e Shkodrës duke mohuar largimin e “Gea Sport”.
Lorenc Luka deklaron se sot do të diskutojë me përfaqësuesin e kompanisë zvicerane, por problemet nuk janë krijuar nga institucioni që ai drejton. “Në respektim të kontratës me “Gea Sport” po tregohemi të përmbajtur në reagimet ndaj disa deklarimeve të pakuptimta. Bashkia Shkodër është e gatshme në zbatim të kontratës së bashkëpunimit. Bashkia i ka kërkuar Presidentit të kompanisë “Gea Sport”, Nava të sjellë propozimet për tre emrat e këshillit mbikëqyrës të kësaj shoqërie duke i hapur rrugën funksionimit të strukturave ligjore.
Nisur edhe nga një njoftim i z. Nava, ku njofton se ditën e shtunë do të vijë në Shqipëri përfaqësuesi i tij z. Alessandro Grigoletto, Bashkia Shkodër është në pritje te realizimit të këtij takimi për të sqaruar këtë situatë. Theksojmë se nga Bashkia Shkodër nuk ka pasur asnjë pengesë ndaj kompanisë “Gea Sport” mbyllet deklarata e bashkisë. Ndryshe nga urdhri i Navas për të mos vazhduar stërvitjen, trajneri Ranieri ka vazhduar dje punën me ekipin kuqeblu duke fituar ndeshjen miqësore me Tërbunin 2-1 me golat e Krajës.
Raineri duket se pret ardhjen e Grigolettos për të përcaktuar të ardhmen e tij. Pas likuidimit të Deliç, dje Vllaznia ka mbyllur procesin e shlyerjes së detyrimeve financiare të dy malazezëve të tjerë, Jabllan dhe Gavrilo Petrovic. Shuma e paguar për të dy ata ka qene rreth 14 mijë euro. Në këtë mënyrë shmangen të tjera penalizime në pikë nga FIFA.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com