Nisin lëvizjet për t’i hequr licencën kompanisë ‘Fusha’, 5 muaj pasi fitoi tenderin për pastrimin 1/4 e Tiranës! ‘Fusha’ sh.p.k: Veliaj duhet të ketë ngatërruar zonat

Pikërisht një ditë para Ditës Botërore të Pastrimit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi nisjen e procedurave për heqjen e licencës kompanisë, e cila është kontraktuar nga Bashkia e Tiranës, për të pastruar zonën katër të kryeqytetit deri në vitin 2024. Zona katër përfshin segmentin bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën lindore, gjatësinë e rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore dhe të gjithë vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Pikërisht për këtë zonë, Veliaj tha se shërbimi i pastrimit do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana”, duke sinjalizuar kështu zgjidhjen e kontratës me operatorin që paguhet aktualisht për shërbimin e pastrimit, por që në të vërtetë, sipas Veliaj, nuk e kryen këtë shërbim.

“...po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund”, tha Velilaj.

Po cila është kompania, e cila sipas bashkisë nuk kryen shërbimin e pastrimit dhe kush qëndron pas saj?

Bëhet fjalë për ‘Fusha’ sh.p.k, një kompani e njohur dhe e rëndësishme në vend, e themeluar 27 vite më parë dhe ushtron aktivitetin kryesisht në fushën e ndërtimit, por nga viti 2011 edhe në fushën e pastrimit. Administratori dhe pronari me 100 % të aksioneve të kompanisë ‘Fusha’ është Shkëlqim Fusha, i cili vitet e fundit rezulton në listën e 10 biznesmenëve që kanë përfituar më shumë para publike, përmes tenderave dhe koncesioneve në njësitë vendore dhe degët e qeverisë.

Në 16 shkurt 2021, Bashkia e Tiranës shpalli fituese kompaninë ‘Fusha’ për tenderin e pastrimit të zonës katërt të Tiranës, duke lidhur kontratën në fund të muajit mars me fat 3 vjet. Fondi limit për pastrimin e zonës katër ishte rreth 9 milionë USD, ndërsa oferta fituese e Fushës 8.6 milionë USD.

Në dokumentacionin e tenderit se kompania duhet të zbrazë 1532 kontejnerë çdo ditë. Ndër të tjera thuhet se “Për asnjë rast nuk do të lejohen kazanë të tejmbushur me mbeturina, të pa transportuara dhe mbeturina të lëna në zonën përreth kontejnerëve”. Gjithashtu kompania “duhet të informojë me shkrim në mënyrë periodike për të gjitha kontratat private të pastrimit që do ketë me të tretë”.

Kanë mjaftuar vetëm 5 muaj që Bashkia e Tiranës të bindet për nisjen e procedurave për prishjen e kontratës, për shkak të moszbatimit të saj nga kompania ‘Fusha’.

Report Tv kontaktoi përfaqësues të kompanisë ‘Fusha’ për të dhënë një version për këtë situatë. Fillimisht ata thanë se nuk dinin asgjë për deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj. Por, disa minuta më pas, theksuan se kryebashkiaku Veliaj duhet ta këtë ngatërr me ndonjë zonë tjetër, pasi qëndrimet e tij, sipas tyre, nuk kanë lidhje me kompaninë ‘Fusha’.

Gjithsesi, Bashkia e Tiranës ka nisur procedurat për t’i hequr shërbimin e pastrimit me vlerë 8.6 milionë USD kompanisë që mbulon zonën katër, për të cilën është kontraktuar pikërisht kompania ‘Fusha’. Mbetet për t’u parë se kur do të finalizohet procesi i zgjidhjes së kontratës dhe nëse kompania do ta ankimojë këtë vendim të Bashkisë së Tiranës

(Kliko këtu për dokumentin e shpalljes fituese të kompanisë ‘Fusha’ sh.p.k të tenderit për pastrimin e zonës IV të Tiranës)

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 20/09/2021 15:23

    Sa mire do ishte qe ne kete situate “Fusha”, te behej i penduari i drejtesise!!! Gjithe rilindja do ishte ne hetim per korrupsion, grabitje, rryshfet, mashtrim, shperdorim etj etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës