Kombëtarja e femrave në futboll I ka nisur me humbje eliminatoret e kampionatit Europian. Vajzat kuq e zi janë mposhtur me shifrat 0-3 nga Finlanda në një takim I cili nisi 30 minuta me vonesë. Arsyeja ishte se pak çaste para startit të ndeshjes qyteti Elbasanit u pushtua nga një rrëbesh shiu, ç’ka solli më pas edhe shtyrjen e takimit për disa çaste.
Përsa i takon ndeshjes skuadra mike arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 9 me Salstron, ndërsa ishte po e njëjta futbolliste që dyfishoi në minutën e 38. Para se të mbyllej pjesa e parë Kolenen do të dërgonte shifrat në 0-3, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës nuk pati ndryshime në rezultat.
Jo qe skemi futboll por sporti ne albanistan Po degradon dita dits . Me shkrime Te fryera nga gazetart amator . Fallsiteti dhe jo professionalisms ka mbuluar sportin me albanistan..Thjesht shqiperia larg Europe me shekuj.
Përgjigju