Është momenti i tij. Pas formës së mirë dhe golave që po shënon për Bazelin dhe golit me fanellën e Kombëtares Shkëlzen Gashi është në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi kosovar mund të ketë një të ardhme në Serinë A tek Lazio. Mediat italiane raportojnë sot se drejtuesit e Lazios pra Igli Tare drejtori sportive i skuadrës ka nisur negociatat për të afruar tek bardhekaltërit sulmuesin e Bazelit. Mediat sqarojnë se 26-vjeçari është gati të lërë realitetin zviceran për një skuadër të madhe siç është Lazio.

Problem në këtë situatë mund të jetë çmimi që Bazeli ka vënë për kartonin e Gashit që është 8 milion euro. Nëse Gashi transferohet tek Lazio kolonia shqiptare tek kryeqytetasit do shtohej pasi momentalisht aktivizohen Cana, Berisha dhe portieri tjetër Strakosha.



(v.gj/shqiptarja.com)