Nën urdhrat e Sylvinhos u vunë 23 nga 26 futbollistët e ftuar, pasi Ylber Ramadani, Nazmi Grpishi dhe Myrto Uzuni nuk kanë mbërritur ende për shkak të angazhimeve me ekipet e tyre, por edhe ushëtimit të gjatë.

Për këtë arsye, disa futbollistë të ekipeve të Superligës, ishin thirrur nga Sylvinho për të plotësuar numrin e nevojshëm të lojtarëve për stërvitje. Kombëtarja do të qëndrojë deri të mërkurën në atdhe. Ditë kur edhe do të udhëtojë drejt Polonisë që është edhe ndeshja e parë ‘play-off’ më 26 mars. Në rast se kalojnë polakët kuqezinjtë do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi ku do të vuloset përfundimisht skuadra që shkon në Botëror.