TIRANË- Komisioni parlamentar i Medias është mbledhur të hënën për nisjen e procedurave për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Endira Bushati.
Pas zgjedhjes të enjten nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni, të propozuar nga maxhoranca, Gledis Gjipali dhe Pirro Misha, tashmë i është hapur rruga çeljes së procedurave për emërimin e drejtuesit të ri të AMA-s.
Para disa muajsh, në prani dhe të opozitës, komisioni i Medias nisi procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional në AMA dhe RTSH. Pas depozitimit të kandidaturave për vendet vakante në këto institucione komisioni bëri përzgjedhjen e tyre dhe zhvilloi dëgjesa me të gjithë konkurentët për vendet bosh në bordet e AMA-s dhe Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Por, procedurat nuk vijuan më tej për shkak të vendimit politik të opozitës për të bojkotuar punimet e parlamentit, situatë që vazhdoi dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar në shtator. Në këto kushte maxhoranca u detyrua të nisë e vetme procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional të krijuar në AMA, me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj, pak ditë më parë. /ATSH/
/Shqiptarja.com