Nisin provat, ja platforma e 
surprizat e festivalit e 53 në RTSH

Nisin provat, ja platforma e <br />surprizat e festivalit e 53 në RTSH
TIRANE- Të gjithë artistët dhe stafi i festivalit janë zhvendosur dje për të zhvilluar provat në Pallatin e Kongreseve, ku do të ngrihet skena e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH. Festivali do të shfaqet për publikun në datat 26,27 dhe 28 dhjetor 2014 drejtpërdrejt në sallë apo në valët e RTSH-së. Tashmë Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, këngëtarët dhe zërat shoqërues kanë marrë vendimin përfundimtar për detajet e prezantimit të 26 këngëve të Festivalit të 53-të të këngës në RTSH.

Drejtori artistik i festivalit është Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikorë janë Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari. Producenti muzikor Alfred Kaçinari u shpreh se “Këngët pjesëmarrëse të këtij viti i përkasin rrymave nga më të ndryshmet, nga tradicionalet te më modernet, që do të interpretohen në skenë nga këngëtarë të njohur, por deri tek më të rinjtë”. Kaçinari nënvizon si vlerë edhe larminë e orkestracioneve këtë vit, së bashku me performancën skenike të artistëve.

Paralelisht me punën në studio, organizatorët dhe regjisori i Edicionit të 53-të Bledi Laço, shprehen se do të ketë surpriza dhe festivali do të jetë ndryshe nga të tjerët edhe pse kjo është hera e parë që ai drejton një festival të tillë. Ndërsa skenari i është besuar gazetares Mira Tuci. Laço shprehet se “stafi po mundohet ta realizojë Festivalin e sivjetshëm të RTSH-së duke përdorur një platformë regjisoriale krejt origjinale”. Platformën origjinale të festivalit Laço e sheh si meritë të bashkëpunimit me disa artistë italianë të njohur në fushën e skenografisë; Patrizia Bocconi dhe drejtori italian i fotografisë, Marcelo Lazzeti.
 
 
“Pema e jetës", skenografi moderne
“Pema e jetës” ka emrin skena e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH, dhe ku do të prezantohen 26 këngët konkurrente. Ajo do të ndriçojë nga 350 prozhektorë të vendosur mbi skenë dhe në sallë duke u shkrirë mes publikut. “Pema e jetës” është ideuar nga skenografia italiane Patrizia Bocconi dhe drejtori i fotografisë, italiani Marcelo Lazzeti. Zoti Lazzeti shprehet se “bëhet fjalë për një impiant modern i cili do të përcjellë shumë emocione jo vetëm tek të pranishmit në sallë, por edhe tek shikuesit e televizionit”. Ndërsa prezantuesit e Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH janë Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu.

Ndërkohë producenti i festivalit Martin Leka, thotë se në këtë edicion publikut veç muzikës së përzgjedhur do t'i rezervohen të tjera surpriza të këndshme, siç është i ftuari i ftuari i nderit në Festivalin e 53-të të këngës në RTSH, Alexandër Rybak, këngëtari norvegjez që ka fitura Festivalin Europian të 2009-s. Një ndër surprizat e festivalit është dalja në skenë si këngëtar e aktorit Enver Petrovci. I njohur si aktor me një karrierë të gjatë në botën e teatrit dhe kinematografisë, Petrovci në këtë festival radhitet mes këngëtarëve të rinj, krahas Florent Abrashit & Sigi Bastri, Gr.Offchestra, Jozefina Simoni, Gr.Revolt Klan, Julian Gjojdeshit, Estela Brahimllarit, Ana Gramos, Mjellma Berishës.
 
 
Anila Zajmi, kostumografe për festivalin
Artistët pjesëmarrës të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar do të kenë për kuratore kostumografie stilisten Anila Zajmi Katanolli. Ajo thoit se i rikthehet kostumografisë, për të cilën dhe është diplomuar, “me dëshirën për të bërë diçka të veçante të bukur për këtë festival”.

Bashkëpunimet me Radiotelevizionin. Këtë vit artistët pjesëmarrës të festivalit të këngës, veçanërisht tre prezantuesit dhe orkestrantët, do të kurohen në veshjet që do të kenë përgjatë tri netëve pikërisht nga kostumografja Anila Zajmi Katanolli.
Për kostumografen Zajmi, orkestra si një element i rëndësishëm i këngës dhe spektaklit në përgjithësi do të vijë e stiluar mes tradicionales dhe gjetjeve nga ana e saj. Artistja Anila Zajmi Katanolli ka mbi 25 vite krijimtari në stilim dhe kostumografi. Një pjesë të mirë të kësaj pune ajo e ka kurorëzuar hera herës përmes sfilatave të modës.
 
Rybak i ftuari i nderit  në Festivalin e 53-të
Alexandër Rybak, norvegjezi fitues i Festivalit Europian në 2009-ën, do të jetë i ftuari i nderit në Festivalin e 53-të të këngës në RTSH. Lajmi është bërë i ditur nga producenti i festivalit Martin Leka, aktualisht drejtues i RTSH. Ndonëse i ri, vetëm 28 vjeç, Rybak është një zë dhe personalitet artistik, i cili ka fituar miliona fansa nëpër botë. Ai është violinist, këngëtar, kompozitor, aktor dhe ushtron këngën popullore dhe muzikën pop. Karrierën e tij e ka nisur që në moshën 5-vjeçare si pianist e më pas si violinist. Kjo është hera e parë që Rybak viziton Shqipërinë.

Alexandër Rybak

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!

Luftoi për çlirimin, diktatura e pushkatoi, ‘Mirënjohje’, çamit Teme Sejko, i biri: Isha 12 vjeç, dëgjova ulërimën e mamasë, nuk kuptonim se ç’po ndodhte!