Është zhvilluar sot mbledhja e parë e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme nën drejtimin e ish-ministrit të Jashtëm, Igli Hasani duke nisur zyrtarisht punimet në këtë komision.
Në hapje të komisionit, anëtari i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka parashtruar kërkesat e tij ku ndër ta kërkohej prezenca e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali të paraqitej në Kuvend për të sqaruar opinionin publik dhe aktorët politikë për pozicionin e Shqipërisë në fashën e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu një kërkesë e përbashkët me anëtarët e tjerë opozitarë, ishte dhe saktësimi i qëndrueshmërisë së Shqipërisë mbi zhvillimet në Kosovë gjatë ditëve të fundit, referuar dhe bllokimit të dialogut strategjik nga SHBA-të.
“Nuk është e nevojshme për të theksuar rëndësinë që ka ky komision veçanërisht për këtë legjislaturë që ka të bëjë m ëndrrën e madhe të shqiptarëve për tu anëtarësuar në BE. Kemi humbur shumë stacione dhe uroj që të ketë një dëshirë të sinqertë për të punuar sepse anëtarësimi është kompleks. Nuk ka nisur mbarë. Seancat e para të parlamentit nuk tregojnë për mirëkuptim që të ketë një angazhim maksimal. Kemi nevojë për një debat thelbësor që kanë të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë ne BE sepse nuk është thjeshtë një anëtarësim politik. Nuk mund të ketë pjesëmarrje në BE pa i dhënë fjalën e mbi të gjitha rëndësi opozitës.
Kam një propozim, është e rëndësishme që ministrja e re e jashtme të paraqitet në komision të raportojë për vizionin e Shqipërisë, për vizitën e saj në OKB, të raportojë për mungesën e kryeministrit në OKB dhe të na qartësoje për qasjen e Shqipërisë në raport me zhvillimet e reja në Kosovë.
Jemi në një moment tepër të vështirë në politikën tonë të jashtme dhe nuk kemi asnjë prononcim për këtë çështje. Nuk po kërkoj nj doktrinë se nuk e kemi pasur asnjëherë, por po kërkon që ministrja e jashtme të na qartësojë në raport me këto tema”, tha Erald Kapri.
Drejtuesi i komisionit, Igli Hasani i është përgjigjur se prezenca e ministres Spiropali, duhet të kërkohet me shkrim dhe se Shqipëria ka një doktrinë të mirëformuar për sa i përket politikës së jashtme.
“Janë shumë gjëra që do doja ti saktësojmë, kërkesa për të pasur ministren duhet të bëhet e shkrim. Nuk bie dakord me asnjë nga to që thatë dhe nuk duhet ta përdorim këtë platformë për të dezinformuar. Për të ishit pak më i vëmendshëm do të kuptonit që tradicionalisht një vit ka shkruar presidenti, një vit kryeministri. Këtë vit ka enë radha e presidentit. Jo vetëm që ka një doktrinë të politikës së jashtme që ka filluar kohë më parë, por Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pyetje për sa i përket asaj që ka ndodhur”, tha Hasani.
Një tjetër çështje e shtruar në komision ishte dhe solidarizimi i Shqipërisë krah planit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dhënien fund të luftës në Gaza.
“Duhet të jemi solidar me iniciativën e Trump. Plani 20 pikësh që mund të sjellë paqe në lindjen e mesme. Këtë mund t’ia kërkojmë edhe qeverisë shqiptare”, tha demokrati Tritan Shehu.
Komente












