TIRANE – Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha sot se çështja e pronarëve të sipërfaqes pranë Pallatit të Kulturës do të zgjidhet sipas ligjit dhe në asnjë rast nuk do të cënohet e drejta e tyre e pronës. Deklarata erdhi gjatë nisjes së punimeve për gjelbërimin e sipërfaqes së njohur me emrin gropa e Sejdisë.
"Do të zgjidhet sipas ligjit dhe asgjë nuk do të paragjykojë të drejtat e pronarëve, në asnjë cep të qytetit, duke përfshirë edhe Planin Urbanistik, i cili në qendër të tij do të ketë respektimin e të drejtave të pronarëve, por ndërkohë nuk mund të rrimë e të shikojmë se si pjesë të tëra të hapësirave publike, degjenerojnë nga dita në ditë”, kryebashkiaku.
“Ju e mbani mend – shtoi ai - kjo ka qenë një zonë e ndaluar për një kohë të gjatë. Kjo kuotë s’ka ekzistuar sepse këtu ka qenë një gropë famëkeqe. Edhe pas mbylljes dhe rehabilitimit të pjesshëm, situata nuk ndryshoi për vite me radhë.”
Hapësira pas Pallatit të Kulturës, e cila prej më shumë se një dekade, njihej me emërtimin “gropa e Sejdisë” dhe që deri në vitin 2006 ishte si një vendgrumbullim mbeturinash në qendër të qytetit, planifikohet të të transformohet në një lulishte të gjelbëruar me pemë, stola dhe ndriçim.
Bashkia e Tiranës, me fondet e saj, nisi sot punimet gjatë të cilave do të mbillen rreth 150 pemë, do të vendosen 66 stola si dhe 2 çezma. Po kështu, e gjithë pjesa rrethuese e objektit të Kultit të Bektashinjve do të bëhet me kangjella, sikundër do të sistemohet edhe parkimi aktual që ndodhet në këtë sipërfaqe. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com