Korça, Kukësi, Durrësi dhe Berati 'djegin' dimrin dhe të 'ligat' e një viti më parë për Ditën e Verës! Elbasani atmosferë festime me koncerte e ballokume

Teksa nesër shënohet 14 marsi dita e Verës, Korça e Durrësi kanë nisur që sonte festimet duke ndezur zjarret, duke sjellë një atmosferë të gëzuar për ti uruar mirëseardhjen pranverës. Kjo festë është një traditë e vjetër qe qyteti i Korçës e ruan ende ndërsa amvisat ne vigjilje të ditës së verës gatuajnë kulaçet dhe lyejnë vezët e kuqe që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

Në zona te ndryshme të Durrësit janë ndezur vatra zjarri në respekt të traditës, ndërsa në Elbasan dita e verës pritet me një koncert festiv që mbahet sonte në shesh. Një atmosferë festive po mbizotëron edhe në Kukës. Edhe në Berat është ndezur një zjarr në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Çdo vit qytetarët në mbrëmjen e datës 13 bëjnë zjarr dhe të rinjtë këndojnë dhe kërcejnë për të djegur të 'këqijat' e një viti më parë dhe pritur pranverën. 

Ndërsa në Elbasan është organizuar një koncert, ku me qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet. Edhe në qytetin e Kukësit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës, por sot fëmijët përdorin gomat e makinave.  

Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.

Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm. 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë