Nisin sot aplikimet për lotarinë Amerikane, ja linku ku mund të regjistroheni

Nisin sot aplikimet për lotarinë Amerikane, ja linku ku mund të regjistroheni

TIRANË- Sot në orën 12:00 do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov.

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin