Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!

1.     Nisin këtë mbrëmje në orën 20.00 në sheshin "Skënderbej" Javët Kulturore Ndërkombëtare, me një shfaqje nga grupi "Shkodra Elektronike"  që kombinon muzikën e tabanit me ritmet elektronike.

2.     Rikthehet sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Amerikani - E keqja është e mirë përsëri", me autor Adam Seidel dhe regji të Ina Morinajt.

3.     Mbahet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore në Gramsh shfaqja "Franku V" i Friedrich Durrenmatt me regji të Iris Canaj dhe interpretim të nxënësve të gjimnazit "Petro Nini Luarasi".

4.     Teatri Shëtitës "Çajupi" shfaq sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Skampa" në Elbasan tragjedinë "Elektra" të Sofokliut me regji të Kiço Londos.

5.     Organizohet sot në orën 18.30 në qendrën "Dua" në Tiranë takimi me temë “Mitologjia, fetë abrahamike dhe kultura sinkretike” me studiuesin Nebi Bardhoshi.

6.     Ekspozita vetjake e Greta Pllanas “Cut me to pieces”, me kurim të Ajola Xoxës qëndron e hapur deri në 1 qershor në galerinë “NAAN” në Tiranë.

7.     Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Ëndrra brenda ëndrrës”, me 123 vepra të realizuara në Amerikë.

8.     Ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve, vijon e hapur deri në 5 maj në Galerinë e Arteve Tiranë

9.     Pret vizitorët deri në 5 maj në galerinë “Zeta” në Tiranë ekspozita “Petale të panumërta”.

10. Qëndron e hapur deri në 25 maj në “galerinë 70” në Tiranë ekspozita “Spectaculum II” nga artisti Jon Kraja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?