Sot po zhvillohen zgjedhjet në universitete, tre kandidatë për rektor në Tiranë! Kutia e votimit me logon e PS

Sot duke nisur nga ora 08:00 deri në 16:00 do të zhvillohen zgjedhjet në Universitete, një vendim i marrë para pak ditësh nga Ministria e Arsimit dhe i shumë debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.

Nga të dhënat mësohet se do të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Për universitetin e Tiranës janë në garë tre rektorë, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.

68 vëzhgues do të jenë për kandidatët për rektor dhe deri tek përgjegjësi i departamentit, ndërsa 93 vëzhgues nga studentët. sakaq 3 vëzhgues nga sindikatat dhe 4 media të akredituara.

Mësohet se votimi ka nisur në të gjithë fakultetet. Te ekonomiku për dekan kandidon Dhori Kule, ndërsa nga ky fakultet Kozeta Sevrani kandidon për rektore. Te Ekonomiku janë gjithsesj 5000 studentë të cilët pritet të votojnë për organet drejtuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
Roland Zisi zgjidhet rektor i Universitetit 'Ismail Qemali' në  Vlorë

Roland Zisi është zgjidhur rektor i universitetit "Ismail Qemali"  në  Vlorë me 119 vota. Zisi la pas Yllka Stramarkon me 63 vota dhe dhe Shyqyri Hysin me 30 vota.

Ora 19:10
Bektash Mema zgjidhet rektor i universitetit 'Eqerem Çabej' në qytetin e Gjirokastrës

Bektash Mema është zgjedhur ditën e sotme rektor i universitetit "Eqerem Çabej" në qytetin e Gjirokastrës.

Ora 18:54
Kseanela Sotirofski zgjidhet rektore e universitetit 'Aleksandër Moisiu' në Durrës

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e  Durrësit pas zgjedhjeve në universitete ditën e sotme.

Ora 18:46
Me 2 vota diferencë, Suzana Golemi, rektorja e re e universitetit 'Luigj Gurakuqi' të Shkodrës

Suzana Golemi është rektorja e re e universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës. Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë. Ndërkohë po numërohen votat e studentëve por në bazë të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat. Golemit ia dhanë fitoren bindëse dy fakultete, ai i Shkencave të Natyrës ku ishte vetë dekane dhe Drejtësia, ku fitoren e ka pasur më bindëse. Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë. Suzana Golemi pas betimit tek presidenti do te jetë për 4 vitet e ardhshme rektore e universitetit të Shkodrës, ndër më të mëdhenjtë në vend.

Ora 18:45
Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës me 54% të votave

Artan Hoxha është zgjedhur rektor i Universitetit të  Tiranës me 54% të votave nga pedagogët duke lënë pas Mimoza Hafizin me 27 % dhe Kozeta Sevranin me 19%. Deri tani kanë dalë  rezultatet e votës së personelit  akademik, por ende po numërohen votat e studentëve, edhe pse vota e tyre nuk ndikon. Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë kryesoi me 348 vota, kurse Mimoza Hafizi nga Shkencat e Natyrës siguroi 176 dhe Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë 122 vota.

Ora 17:14
Dhimitër Bello zgjidhet rektor i ri i universitetit Fan S. Noli Korçë, fiton në të katërt fakultetet

Dhimitër Bello është rektori i ri i universitetit Fan S.Noli  Korçë. Burime të siguruara nga Report Tv bëjnë me dije se profesori i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar 95 vota pedagogesh ndaj 54 votave të kandidatit për rektor Lorenc Ekonomi. Bello ka fituar ndaj Ekonomit në të katërt fakultetet e këtij universiteti.

Fitoret më të thella i ka pasur në Fakultetin Ekonomik dhe atë të mësuesisë ndërkohë që me 7 vota më tepër pedagogësh Bello ka fituar edhe në Fakultetin e Shkencave Humane atje ku pritej që fitorja të kalonte në anën e Ekonomit pasi është pedagog në këtë fakultet. Diferenca prej gati 40 vota pedagogësh nuk i krijon mundësi Ekonomit për të përmbysur rezultatin e krijuar nga votat e studentëve ,pasi 3200 studentë me të drejtë vote nuk prodhojnë më shumë se 16 vota pedagogësh.

Ora 15:20
Një grup studentësh kundërshtojnë zgjedhjet në Universitete: Kandidatë pa lidhje...

1596115303_0cc7533c98cc4662bd168fba49fc20a3.jpg
Një grup studentësh kanë kundërshtuar zgjedhjet në universitete. Dje ata patën edhe një takim me presidentin Meta duke i kërkuar që të mos i njohë zgjedhjet. Ditën e sotme grupi i studentëve shpalosën një banderolë përpara Politeknikut.

Kontestimet e grupit te studenteve per zgjedhjet ne universitete
Ora 13:56
Vijojnë zgjedhjet në Universitetin "Fan Noli", dy kandidatë për rektor në Korçë

Që prej orës 8:00 të mëngjesit në Universitetin Fan Noli në Korçë, ka filluar procesi i votimit në bazë të të cilit do të zgjidhen organet drejtuese në këtë vend.

Qendrat e votimit janë hapur në 4 fakultete dhe votimi po vijon normalisht duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Për postin e rektorit të Universitetit Fan Noli janë në garë Lorenc Ekonomi dhe Dhimitër Belo.

Fakulteti i Ekonomisë ka dy kandidate, Ledina Alolli dhe Sonela Stillo, ku votojnë 34 pedagogë.

Fakulteti i mësuesisë ka tre kandidatë Irena Nika, Pavllo Cicko dhe Jonela Spaho, ku votojnë 45 pedagogë.
Fakulteti i Bujqësisë ka vetëm një kandidat, Gjergji Mero dhe votojnë 24 pedagogë.

Fakulteti i Shkencave ka një kandidat Robert Damo dhe votojnë 50 pedagogë.

Votimi do të vazhdojë deri në orën 16:00 ku stafi akademik dhe studentët do të zgjedhin rektorin, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.

Ora 12:21
Zgjedhjet në universitete në kohë koronavirusi, te Fakulteti Drejtësisë nuk respektohen masat

1596104626_15961045284e852ffc4a4f45d8863a34f07e78ada0.jpg

Te Fakulteti i Drejtësisë sot janë paraqitur shumë studentë, që siç duket edhe nga foto nuk respektojnë masat e koronavirusit, kryesisht distancën. Shumë prej tyre kanë shkuar për të hedhur votën e tyre, pasi sot janë zgjedhjet në universitete, por nuk mungojnë as ata të cilët kanë për të bërë mbrojtjen e temës së diplomës.

Ora 12:08
FOTOLAJM/ Zgjedhjet në universitete, një kuti votimi me logon e PS

1596104606_Screenshot1.jpg

Një foto që habit jo pak është shpërndarë nga 'Qëndresa Qytetare' në lidhje me zgjedhjet në universitete, që po zhvillohen ditën e sotme. Në një nga fakultet e Tiranës duket që një kuti votimi është me logon e Partisë Socialiste.

Zgjedhjet e sotme në universitete janë kontestuar shumë nga opozita, e cila shpesh herë i ka quajtur si jo të ligjshme, pasi po zhvillohen në kushtet e pandemisë ku është e pamundur të bëhet fushatë dhe studentët kanë frikë të vijnë në godina për të votuar.

Sakaq një ditë para zgjedhjeve një grup stundentësh ishin në presidencë dhe i kërkuan Metës që mos të dekretonte zgjedhjet.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 30/07/2020 22:04

    Megjithe ato zullume zgjidhet prape Rolan Zisi, me dosje ne prokurorine e Vlores per vjedhje vajzen ne burg per trafik droge, a ka moral me ky vend? Siduke i ka mbushur xhepat partise... ta gezoni ju qe e votuat dhe ministresha mjere femijet tane

    Përgjigju
  • sali: 30/07/2020 15:55

    Keta qe dalin me pankarta jane te paguarit ose maresit e celularit falas nga SHPKja Lsi.Ket ishin ata qe blinin diplomat nga universitetet e prodhuar nga lsi

    Përgjigju
  • Tosi: 30/07/2020 15:48

    Jane lristat e haremit erotiko politiko naziskin te Jales te frymezuar nga Nafije dybeku qe humbi cdo shans per te ardhur ne pushtet kjo fytyra me e urryer e planetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja