Sipas gazetës në harkun kohor prej 24 vitesh, kanë humbur jetën 33293 persona në tëntativë për të mbërritur në vendet e Evropës.
Në mesin e të vdekurve ndodhen edhe shqiptarë të cilët për një jetë më të mirë janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe për t’u nisur në një aventurë sa të rrezikshem aq dhe tragjike.
Në listë figurojnë shqiptarë, marokenë, afganë, jugosllavë, iranianë, irakenë, afrikanë dhe sirianë, pra një listë e gjatë kombesh të cilat janë edhe sot në lëvizje të vazhdueshme, gjë e cila mund të ndikojë në thellimin e numrit të të vdekurve.
Gazete gjermane për nxjerrjen e numrit të të vdekurve ka bashkëpunuar me agjenci dhe disa ente për të arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm.
UNITED for Intercultural Action, njën rrjet I gjerë me bazë në Amsterdam ka mbledhur të dhënat e listës, një pjesë ë kësaj liste me 7,128 raste është ekzpozuar për herë të parë dhjetë vite më parë në Amsterdam, ndërsa kjo shifër aktualisht është 5 fishuar, ndërsa në këtë listë numërohen edhe 404 shqiptarë nga Shqipëria.
(Pjesë nga dokumenti i publikuar nga gazeta gjermane për personat që kanë humbur jetën në endrrën për një jetë më të mirë në Evropë)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












