Nisja e vitit të ri shkollor, Tabaku: Regjistrimet janë 3 herë më të ulëta, qeveria nuk është fokusuar në ndalimin e largimit të shqiptarëve

Nisja e vitit të ri shkollor, Tabaku: Regjistrimet janë 3 herë më të ulëta, qeveria nuk është fokusuar në ndalimin e largimit të shqiptarëve

1662977912_tabalu.jpg

Jorida Tabaku ka reaguar për nisjen e vitit të ri shkollor duke thënë se regjistrimet janë thuajse 3 herë më të ulëta se një vit më parë. Sipas saj, qeveria nuk është fokusuar për të ndaluar largimin e shqiptarëve, për të cilët thotë se duhet punë e përkushtim që të kthehen në vendin e tyre.

“Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor. Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretërimit të vendit.

Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve. Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Viti i ri shkollor, Açka në Komisionin e Edukimit: 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite për shkak të emigrimit masiv! Partia e Lirisë: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin në rajon


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja