Aleksadër Vuçiç dhe Albin Kurti mund të ulen për bisedime në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka folur për Ballkanin e Hapur, ka nënvizuar se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Vuçiç në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin për 'Ballkanin e Hapur'.
“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të, megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiç.
Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.
Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiç tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.
Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.