REAGIMET për bastet nga opozita/ Meta nxjerr videon: Rama këtu thoshte që se lejon Kurani! Tabaku: Hipokrizi

REAGIMET për bastet nga opozita/ Meta nxjerr videon: Rama këtu thoshte që se lejon Kurani! Tabaku: Hipokrizi

Foto ilustruese

Nisma e cila u la ende në shqyrtim për bastet online ka sjellë reagime me akuza nga opozita. Në  një intervistë me gazetarët, Meta u është përgjigjur atyre duke i treguar një sekuencë videoje nga ku Rama ishte shprehur se bastet nuk i lejonte feja islame, më konkretisht Kurani. Një tjetër reagim ka pasur edhe nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e  cila është shprehur se ka qenë pikërisht kjo nismë arsyeja se përse kjo e fundit është në gjyq me kryeministrin Rama. Sipas argumentit të Tabakut, lojërat e fatit kanë qenë gjithnjë në interesin personal të kryeministrit të cilën e përdor që dikur i sulmoi e ndërsa sot po bën tentativën për ti rikthyer.

4 vite nga super operacioni 'Fundi i Marrëzisë', qeveria shqiptare po diskuton hapjen e basteve sportive online pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nanos. Kryeministri Rama ka mbajtur sot një dëgjesë publike ku pavarëisht se theksoi se rikthimi i basteve sportive në vend është i pandalushëm online.  Ky ishte rezultati i kryeministrit Rama, të cilin e kishte konsultuar edhe me homologë të tjerë të cilët po ashtu e kishin ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit.

Numri 1 i qeverisë tha se nga dy reagimet e drejtuesve ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë ‘treg’ në të zezë kriminelëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Nisma e basteve online, Kaso: Rama me ‘klanin e babëzisë’ rikthehen në vendin e krimit! Ka prodhuar një shtet terrori

I ashpër ka qenë reagimi i sekretarit për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso ndaj nismës ende në shqyrtim të basteve online. Kaso sqaron se ky klan babëzie i iniciuar nga Edi Rama është një qëndrim hipokrit.

‘Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëhere ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve.

Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!

Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.

Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes.

Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot.

Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër.’- tha Kaso.

Ora 12:23
Rikthimi i basteve? Meta nxjerr videon: Po ky këtu ka thënë që se lejon Kurani

 

Kreu i PL-së Ilir Meta teksa u pyet nga gazetarët lidhur me nisën e re ende në diskutim lidhur me hapjen e basteve online. Meta i është përgjigjur gazetares me një video ku duket Rama në një intervistë ku ka thënë se bastet online nuk lejohen nga Kurani.

‘Dihet që nuk është koherent, por ai tha se kurani nuk e lejonte. Tani për interesa të familjes së tij dhe njerëzve të tij do ta kthejë sërish’- tha Meta.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • olsi: 31/08/2022 13:21

    meta ka shkalluar komplet si njeri. per mendimin tim duhet ta hetojne sa me par

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare