Nëse dëshironi të ndryshoni pamjen tuaj, por jeni duke hezituar, dhurimi i flokëve duke e ditur që do t'i sjellë pozitivitet dikujt tjetër mund të jetë motivi që ju nevojitet.
Bored Panda ka publikuar disa fotografi të njerëzve që dhuruan flokët e tyre për persona që kanë humbur flokët për shkak të trajtimit të kancerit ose edhe për shkaqe të tjera.
Hayley Pritchard, një parukiere nga Liverpooli, në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se mendon që rritja e reklamave për dhurimin e flokëve inkurajon shumë klientë që të zgjedhin këtë rrugë.
"Në vitet e fundit, njerëzit bëjnë ndryshime të shumta në pamje, por fillimisht nuk do u shkonte aspak në mendje dhurimi i tyre. Por sot me kaq shumë reklamë edhe publicitet shumë janë ndërgjegjësuar për këtë gjë, flokët mund të dhurohen për njerëz në nevojë si edhe për të sëmurët me kancer”, thotë ajo.
Një ndryshim është gjithmonë tronditës për të gjithë, por me flokët e tyre të shkurtër klientët duken vërtet të lumtur dhe me siguri ka ndikuar edhe gjesti i tyre human.