Proteza silikoni falas 35 grave, hoqën gjirin nga kanceri! Drejtori mjekësor i Onkologjikut, Nina: Protezat e paruket të mundësohen nga shteti

35 proteza silikoni janë dhuruar për gratë të cilat kanë humbur gjirin në betejë me sëmundjen e kancerit të gjirit. Si ndihma nga donatorë të ndryshëm, protezat e dhuruar u kthejnë normalitetin këtyre grave.

Drejtori mjekësor i spitalit Onkologjik Helidon Nina thotë se protezat ashtu si paruket për këta pacientë nuk duhet të lihen në dëshirë të dhurimit, por të sigurohen falas nga shteti.

“Në 2022 kemi 718 raste me kancer gjiri. Ky kancer është në vend të dytë. Në 2022, janë regjistruar 192 vdekje. Mbi moshën 20 duhet të fillojmë vizitën”, tha Helidon Nina, Drejtori i mjekësor i spitalit Onkologjik.

Shqetësimet sipas Presidentes së organizatës Europa Donna Albania, Donjeta Zeqa janë kostot e larta të kurimit dhe ndërprerja e mjekimit.

 “Rritja e buxhetit në shëndetësi dhe onkologji, së një ndër fushat më të rëndësishme. Kështu të gjithë pacientët mund të kenë akses për mjekimin e tyre përkatës por, të kenë mundësi edhe për terapi në linjat e mëvonshme të mjekimit. Lista e re e rimbursimit për t’i siguruar pacientëve terapi të reja njësoj si në protokollet ndërkombëtare. Aktualisht lista nuk është përditësuar që prej vitit 2021. Rëndësia e mos ndërprerjes së mjekimit. Dëmtimi shëndetësor që i shkaktohet një pacienti me kancer nga ndërprerja e mjekimit apo ndryshimi i tij jo sipas protokollit. Decentralizimi i sistemit. Pacientët të kenë mundësi të marrin mjekimin e tyre në rrethin përkatës duke ulur kostot e tyre ekonomike por edhe duke lehtësuar cilësinë e jetesës”, tha Zeqa.

Donjeta jo pa qëllim drejton një organizatë në ndihmë të grave me kancer gjiri.

“Unë kam 9 raste me kancer gjiri. Mamaja ime po vuan sërish nga kanceri i gjirit dhe para një muaji unë humba gjyshen nga kanceri i gjirit”, tha Zeqa.

Në vendin tonë aktualisht janë po trajtohen për kancerin e gjirit rreth 5 mijë gra.  

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje